MAP

 Kongresi Eukaristik n Budapest Kongresi Eukaristik n Budapest 

Papa: në Budapest e në Sllovaki, për Eukaristinë në zemër të Evropës

Shtegtimi në Hungari e në Sllovaki, që do të nisë të dielën e ardhsme, u kujtua nga Papa në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, në ditën kur hapet Kongresi Eukaristik në Budapest.

R. SH. - Vatikan

Pas një jave Papa do të jetë në Budapest, por zemra e Françeskut tashmë është më Hungari, ku do të jetë të dielën e ardhshme e ku pikërisht sot nisi Kongresi i 52-të Eukaristik Ndërkombëtar.

Në lutjen e Engjëllit, kujtoi se do ta përfundojë këtë ngjarje të rëndësishme të Kishës, për të vijuar më pas shtegtimin drejt Sllovakisë. Një shtegtim - pohoi -  që do të përfundojë të mërkurën me kremtimin popullor të Zojës së Dhimbshme, Pajtore e vendit:

“Do të jenë ditë të kremtuara me adhurim e lutje, në zemër të Evropës”.

Budapesti pret Papën

Françesku përshëndeti organizatorët e shtegtimit, falënderoi ata, që po e presin e që Papa dëshiron me gjithë zemër t’i takojë:

“U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë me lutje e ia besoj vizitën që do të bëj, ndërmjetësimit të shumë dëshmitarëve të fesë, të cilët e dëshmuan  në këto vende Ungjillin në mes të frymës armiqësore e persekutimeve. E ndihmofshin Evropën ta dëshmojë edhe sot - u lut Papa - jo aq me fjalë, sa me fakte, me vepra mëshire e mikpritje, lajmin e mirë të Zotit, që do e shpëton”.

Urimet bashkësisë hebraike

Këto ditë  kremtohet Viti i Ri hebraik “Rosh Ha-Shanah”  e më pas, dy festa: “Yom Kippur” e “Sukkot”. I uroj nga zemra të gjithë vëllezërit e motrat e besimit  hebraik. Viti i ri qoftë i pasur me fryte paqeje e të mirash për të gjithë ata, që ecin besnikërisht në Ligjin e Zotit! – Ky urimi i Papës drejtuar hebrenjve.

05 shtator 2021, 14:26