Papa: n? Budapest e n? Sllovaki, p?r Eukaristin? n? zem?r t? Evrop?s
R. SH. - Vatikan
Pas një jave Papa do të jetë në Budapest, por zemra e Françeskut tashmë është më Hungari, ku do të jetë të dielën e ardhshme e ku pikërisht sot nisi Kongresi i 52-të Eukaristik Ndërkombëtar.
Në lutjen e Engjëllit, kujtoi se do ta përfundojë këtë ngjarje të rëndësishme të Kishës, për të vijuar më pas shtegtimin drejt Sllovakisë. Një shtegtim - pohoi - që do të përfundojë të mërkurën me kremtimin popullor të Zojës së Dhimbshme, Pajtore e vendit:
“Do të jenë ditë të kremtuara me adhurim e lutje, në zemër të Evropës”.
Budapesti pret Papën
Françesku përshëndeti organizatorët e shtegtimit, falënderoi ata, që po e presin e që Papa dëshiron me gjithë zemër t’i takojë:
“U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë me lutje e ia besoj vizitën që do të bëj, ndërmjetësimit të shumë dëshmitarëve të fesë, të cilët e dëshmuan në këto vende Ungjillin në mes të frymës armiqësore e persekutimeve. E ndihmofshin Evropën ta dëshmojë edhe sot - u lut Papa - jo aq me fjalë, sa me fakte, me vepra mëshire e mikpritje, lajmin e mirë të Zotit, që do e shpëton”.
Urimet bashkësisë hebraike
Këto ditë kremtohet Viti i Ri hebraik “Rosh Ha-Shanah” e më pas, dy festa: “Yom Kippur” e “Sukkot”. I uroj nga zemra të gjithë vëllezërit e motrat e besimit hebraik. Viti i ri qoftë i pasur me fryte paqeje e të mirash për të gjithë ata, që ecin besnikërisht në Ligjin e Zotit! – Ky urimi i Papës drejtuar hebrenjve.