Fratelli tutti. Për Primatin anglikan Welby, enciklika u flet të gjithëve
R.SH. - Vatikan
Vazhdojnë reagimet ndaj Enciklikës së PapÑ‘s Françesku " Fratelli tutti " mbi vëllazërimin dhe miqësinë shoqërore. Në një koment të botuar në këtyre ditëve, Primati i KishÑ‘s Anglikane Justin Welby thekson frymën ekumenike të tekstit tÑ‘ Enciklikës që e bën atë të pÑ‘rbashkÑ‘t "edhe me jo-besimtarët" dhe pasurinÑ‘ e analizÑ‘s sÑ‘ saj mbi çështjet më me rÑ‘ndÑ‘si dhe urgjente të kohës sonë".
Papa "ndërthur temat e individit dhe tÑ‘ shoqërisë, duke nënvizuar ndërvarësinë e tyre të nevojshme dhe duke refuzuar ekstremizmat e individualizmit e kolektivizmit shoqëror pasi janÑ‘ në kundërshtim me dinjitetin e vërtetë dhe të drejtat e të gjitha qenieve njerëzore", vëren kryeipeshkvi i Canterbury Welby. "ZÑ‘ri saj është një zë autentik, i qartë i krishterë që nuk kapet nga individualizmi i kulturës dhe nuk Ñ‘shtÑ‘ peng i ëndrrave të kolektivizmit shoqëror".
Dokument i menduar dhe i gëzueshëm
Sipas kryeipeshkvit Welby, dokumenti është njÑ‘kohÑ‘sisht " i vëmendshëm dhe i hareshëm". I vëmendshëm, sepse thekson "rëndësinë dhe urgjencën" e çështjeve si ndryshimi i klimës, solidariteti, migrimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dinjiteti i punës. I hareshëm, sepse "ravijëzon modelin e një të ardhme të mundshme të botës gjithpÑ‘rfshirÑ‘se (holistike)", përqendruar mbi dinjitetin e çdo qenieje njerëzore si krijesë e Zotit.
"Ajo qÑ‘ propozon Papa Françesku - thekson Primati Welby - është një vizion mbi marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ndërkombëtare të bazuara mbi vëmendjen ndaj tjetrit, mbi dëgjimin, mbi bashkÑ‘ndarjen dhe mbi hapjen ndaj ideve e përvojave të reja, që hedhin poshtë tendencën në rritje të individëve dhe tÑ‘ shoqërive për t'u mbyllur në bunkerët e asaj që është e njohur dhe familjare pÑ‘r siguritë tona". Welby përfundon duke shprehur urimin qÑ‘ enciklika jo vetëm të lexohet, por edhe tÑ‘ frymëzojÑ‘ veprimin e udhëheqësve botërorë.