ÐÓMAPµ¼º½

Papa Leoni XIV pret Presidenten e Moldavisë

Maia Sandu u prit sot në audiencë në Pallatin Apostolik. Në qendër të bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit situata e paqes dhe sigurisë rajonale e ndërkombëtare, dhe një vëmendje të veçantë ndaj zhvillimeve të fundit në Ukrainë

R. SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti në audiencë, sot paradite, më 12 shtator, në Pallatin Apostolik, Maia Sandun, presidente e Republikës së Moldavisë, e cila, më pas, takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga monsinjor Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë takimit të përzemërt në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u vlerësuan marrëdhëniet pozitive dypalëshe ekzistuese, me urimin për një konsolidim të mëtejshëm të tyre". "Bisedimet – thuhet më tej - u fokusuan më pas në situatën e paqes dhe sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, me një vëmendje të veçantë për zhvillimet e fundit në Ukrainë".

12 shtator 2025, 14:34