Papa kthehet në Castel Gandolfo për më pak se një ditë
R.SH. - Vatikan
Ati i Shenjtë u kthye në Castel Gandolfo për pak më pak se një ditë. Mbrëmjen e djeshme, sqaron një deklaratë e shkurtër e Sallës së Shtypit të Vatikanit, "Papa Leoni XIV shkon në Pallatin Barberini në Castel Gandolfo, nga ku vazhdon veprimtaritë e tij” gjatë ditës së sotme, në të cilën “nuk janë planifikuar audienca". Nota nënvizon edhe se ai kthehet në Vatikan pasditen e sotme.
Papa i kaloi pushimet verore në qytezën laciale, pranë Romës, nga 6 deri më 22 korrik, por u kthye sërish atje për disa ditë në mesin e gushtit, me rastin e Solemnitetit të Zojës së Madhe. Më 5 shtator, Leoni XIV vizitoi Borgon Laudato si', projekt i shtrirë në 55 hektarë tokë, që dikur u përkisnin Vilave Papnore, për të takuar punonjësit që kujdesen për më se tri mijë speciet bimore të pranishme.