ÐÓMAPµ¼º½

Leoni XIV pret në audiencë presidentin e Polonisë Nawrocki

Pas bisedës me Papën, kreu i shtetit të Polonisë u takua me krerët e Sekretarisë të Shtetit të Vatikanit për të biseduar për konfliktin ukrainas dhe situatën socio-politike të vendit

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, 5 shtator, Papa Leoni XIV priti në audiencë Presidentin e ri të Republikës së Polonisë, Karol Tadeusz Nawrocki, i cili një muaj më parë bëri betimin para Asamblesë Kombëtare të vendit të tij. Më pas, kreu i shtetit të Polonisë takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Kardinali Parolin e presidenti Nawrocki
Kardinali Parolin e presidenti Nawrocki   (ANSA)

Ukraina dhe siguria në Evropë

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi në një deklaratë se objekt i "bisedimeve të përzemërta" në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit ishte "situata socio-politike" e Polonisë, me referim të veçantë "ndaj vlerave mbi të cilat bazohet shoqëria polake dhe nevoja për të ndërtuar konsensus përballë sfidave të cilave duhet t'u përgjigjet". Më pas, biseda trajtoi çështje të "karakterit ndërkombëtar", me një vëmendje të veçantë kushtuar "konfliktit në Ukrainë dhe sigurisë së Evropës".

05 shtator 2025, 16:12