Leoni XIV pret n? audienc? presidentin e Polonis? Nawrocki
R.SH. / Vatikan
Sot paradite, 5 shtator, Papa Leoni XIV priti në audiencë Presidentin e ri të Republikës së Polonisë, Karol Tadeusz Nawrocki, i cili një muaj më parë bëri betimin para Asamblesë Kombëtare të vendit të tij. Më pas, kreu i shtetit të Polonisë takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Ukraina dhe siguria në Evropë
Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi në një deklaratë se objekt i "bisedimeve të përzemërta" në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit ishte "situata socio-politike" e Polonisë, me referim të veçantë "ndaj vlerave mbi të cilat bazohet shoqëria polake dhe nevoja për të ndërtuar konsensus përballë sfidave të cilave duhet t'u përgjigjet". Më pas, biseda trajtoi çështje të "karakterit ndërkombëtar", me një vëmendje të veçantë kushtuar "konfliktit në Ukrainë dhe sigurisë së Evropës".