Leoni XIV lutet për Charlie Kirk dhe për familjen e tij
Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmon se gjatë bisedës së të shtunës së kaluar me ambasadorin e ri të SHBA-së në Selinë e Shenjtë, Papa siguroi lutjet e tij për aktivistin amerikan të vrarë më 10 shtator në Shtetet e Bashkuara dhe për familjen e tij
R.SH. - Vatikan
"Papa konfirmon se lutet për Charlie Kirk", aktivistin politik të vrarë më 10 shtator, si edhe për "gruan dhe fëmijët e tij", gjatë audiencës së të shtunës së kaluar me ambasadorin e ri të SHBA-së në Selinë e Shenjtë, Brian Burch, me rastin e paraqitjes së Letrave të tij Kredenciale.
Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, bëri këtë deklaratë në përgjigje të pyetjes së disa gazetarëve. Papa, shtoi Bruni, "shprehu shqetësimin e tij për dhunën politike dhe foli për nevojën e mospërdorimit të retorikave dhe të instrumentalizimeve, që çojnë në polarizim dhe jo në dialog".
16 shtator 2025, 16:36