Leoni XIV lutet p?r Charlie Kirk dhe p?r familjen e tij
Drejtori i Sall?s s? Shtypit t? Selis? s? Shenjt?, Matteo Bruni, konfirmon se gjat? bised?s s? t? shtun?s s? kaluar me ambasadorin e ri t? SHBA-s? n? Selin? e Shenjt?, Papa siguroi lutjet e tij p?r aktivistin amerikan t? vrar? m? 10 shtator n? Shtetet e Bashkuara dhe p?r familjen e tij
R.SH. - Vatikan
"Papa konfirmon se lutet për Charlie Kirk", aktivistin politik të vrarë më 10 shtator, si edhe për "gruan dhe fëmijët e tij", gjatë audiencës së të shtunës së kaluar me ambasadorin e ri të SHBA-së në Selinë e Shenjtë, Brian Burch, me rastin e paraqitjes së Letrave të tij Kredenciale.
Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, bëri këtë deklaratë në përgjigje të pyetjes së disa gazetarëve. Papa, shtoi Bruni, "shprehu shqetësimin e tij për dhunën politike dhe foli për nevojën e mospërdorimit të retorikave dhe të instrumentalizimeve, që çojnë në polarizim dhe jo në dialog".
16 shtator 2025, 16:36