Thirrja e Papës për popullin Cabo Delgado: prijësit e Vendit të risjellin sigurinë
R.SH. / Vatikan
Pas lutjes mariane së sotme mariane të Engjëllit të Zotit, Papa Leoni XIV bëri thirrje për situatën dramatike në rajonin e Cabo Delgados të Mozambikut:
Shpreh afërsinë time me popullin e Cabo Delgados, në Mozambik, viktimë e një situate pasigurie dhe dhune, që vazhdon të shkaktojë vdekje dhe zhvendosje. ...të mos i harrojmë këta vëllezër dhe motra tona. Ju ftoj të luteni për ta dhe shpresoj që përpjekjet e prijësve të vendit të kenë sukses në rivendosjen e sigurisë dhe paqes në atë rajon.
Të premten e kaluar, më 22 gusht, i shoqëruam me lutjet dhe agjërimin tonë, vëllezërit e motrat tona, që vuajnë për shkak të luftës. Ndërsa sot bashkohemi me vëllezërit dhe motrat tona ukrainase që, me inisiativën shpirtërore "Lutja Botërore për Ukrainën", i kërkojnë Zotit t'i japë paqe vendit të tyre të stërmunduar.
Ju përshëndes të gjithëve, besimtarë të Romës dhe shtegtarë nga vise të ndryshme, veçanërisht ata nga Karaganda (Kazakistani), Budapesti dhe seminaristët e mësuesit e Kolegjit Papnor të Amerikës së Veriut.
Kam kënaqësinë të mirëpres edhe Bandën Muzikore Gozzano si dhe grupet famullitare nga Bellagio, Vidigulfo, Carbonia, Corlo dhe Val Cavallina.
Përshëndes gjithashtu edhe besimtarët që mbërritën me biçikleta nga Rovato dhe Manerbio, si dhe grupin shtegtar Via Lucis – theksoi Papa, i rrethuar nga një turmë e pafundme në festë!