杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV: e mira e p?rbashk?t e popujve, n? vendin e par? gjat? bisedimeve p?r paqen

Pas lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, kremtuar n? Piazza della Libertà t? Castel Gandolfo-s, Papa Leoni XIV u lut "q? p?rpjekjet p?r t'i dh?n? fund luft?rave dhe p?r t? sjell? paqen t? jen? t? suksesshme". U lut, m? pas, edhe p?r viktimat e p?rmbytjeve n? Pakistan, Indi e Nepal. E fal?nderoi edhe shoqatat q? organizojn? nismat kulturore dhe t? ungjill?zimit gjat? pushimeve, si? ?sht? Misioni Rinor Riccione.

R.SH. / Vatikan

Në zemrën e Papës Leoni XIV vendin e parë e zë "e mira e përbashkët"e të të gjithë popujve, gjë që e theksoi në fjalët e shqiptuara para portës kryesore të pallatit papnor të Castel Gandolfos, në Piazza della Libertà, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës. Kujtonte kështu bisedimet e vazhdueshme për të arritur armëpushimin dhe paqen ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pas samitit të Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit rus Putin, e gjithashtu, edhe paqen në Rripin e Gazës, ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve të Hamasit.

Të lutemi që përpjekjet për t'i dhënë fund luftërave dhe për të mbrojtur paqen të jenë të suksesshme; në mënyrë që, në bisedimet, e mira e përbashkët e popujve të ketë gjithmonë vendin e parë.

Ndërsa Papa fliste, agjencitë lajmëronin se nesër, më 18 gusht, në Uashington do të takohen Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i njoftuar dje. Do të marrin pjesë edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Presidenti finlandez Alexander Stubb, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen. Pritet që në takim të marrin pjesë edhe prijës të tjerë evropianë.

Lutje për viktimat e përmbytjeve në Azi

Megjithatë, Leoni XIV nuk i harron as të prekurit nga dhuna shkatërrimtare e natyrës,  kryesisht nga përmbytjet e dhunshme në Azi, që morën me qindra jetë.

Jam pranë popullit të Pakistanit, të Indisë dhe të Nepalit, të prekur nga përmbytjet e dhunshme. Lutem për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për të gjithë ata që vuajnë nga kjo fatkeqësi.

Përmbytjet ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, qindra viktima dhe dëme shkatërruese. Sipas autoriteteve lokale, më shumë se treqind vdekje janë konfirmuar në Pakistanin veriperëndimor pas dy ditësh shirash të rrëmbyeshme. Qindra të zhdukur, përfshirë në zona të largëta.

Angazhim për gjallërim kulturor dhe ungjillëzim

Vera, kujtoi më pas Papa, është kohë për "nisma të ndryshme gjallërimi kulturor dhe ungjillëzimi, shpesh të organizuara në destinacione pushimesh".

Është e bukur të shikosh se si pasioni për Ungjillin nxit frymën krijuese dhe angazhimin e grupeve e shoqatave të të gjitha moshave. Po mendoj, për shembull, për misionin rinor që u zhvillua së fundmi në Riccione. Falënderoj organizatorët dhe të gjithë ata që marrin pjesë në këto ngjarje në mënyra të ndryshme.

Në Riccione, nga 13 deri më 17 gusht u mbajt misioni rinor "Kushdo që ka etje, të vijë tek unë". Iniciativa është e Dioqezës së Riminit, në bashkëpunim me organizata të ndryshme kishtare si Punto Giovane, bashkësia Nuovi Orizzonti, Sentinelle del Mattino...

Së fundmi, Papa Leoni përshëndeti veçanërisht, ndërmjet besimtarëve të pranishëm në Castel Gandolfo, grupin AIDO nga Coccaglio, "që kremton 50 vjet përkushtim për jetën", dhuruesët e gjakut AVIS që erdhën me biçikleta nga Gavardo (Brescia), të rinjtë e Casarano dhe murgeshat françeskane të Sh’na Ndout. Bekoi edhe shtegtimin e madh në Kishën Mariane të Piekary, në Poloni.

17 gusht 2025, 14:22

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >