Papa: sot audienca në sallë për t'u mbrojtur nga i nxehti ekstrem
"Mirëmëngjes të gjithëve, buenos dias, bom dia! Shihemi pas audiencës, do të kalojmë prapë këtej. Zoti ju bekoftë. Shihemi më vonë!", me këto fjalë Papa Leoni XIV përshëndeti grupet shtegtarëve të ardhur për audiencën e përgjithshme të shpërndarë në tre vende, për shkak të nxehtit të madh.
R.SH. / Vatikan
" Mirëmëngjes të gjithëve, buenos dias, bom dia! Shihemi pas audiencës, do të kalojmë prapë këtej. Zoti ju bekoftë. Shihemi më vonë! E kremtojmë këtë audiencë në momente të ndryshme për t'u mbrojtur nga i nxehti ekstrem". Kështu Papa Leoni XIV duke hyrë në Sallën Pali VI për Audiencën e Përgjithshme. Ati i Shenjtë Prevost përshëndeti besimtarët e shtegtarët në italisht, spanjisht dhe anglisht dhe në këto tre gjuhë shpjegoi se Audienca e sotme e përgjithshme do të jetë në "tre momente të ndryshme", sepse ka "momente të ndryshme, sepse ka njerëz në sallë, në Shën Pjetër dhe në Shesh".
13 gusht 2025, 10:07