杏MAP导航

K?rko

Migranti: 35 sbarcano nel Siracusano

Papa shpreh hidh?rimin e tij p?r migrant?t, q? u mbyt?n n? brigjet e Jemenit

Leoni XIV ia beson dhjet?ra viktimat e tragjedis? s? fundit "m?shir?s plot dashuri t? Zotit t? Gjith?pushtetsh?m". Njer?zit n? anije, kryesisht etiopias, po shkonin drejt Arabis? Saudite dhe vendeve t? tjera t? pasura me naft?

R.SH. – Vatikan

         Papa shpreh hidhërimin e tij të thellë pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në brigjet e Jemenit, gjatë orëve të fundit. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar nuncit apostolik në Jemen, kryeipeshkvit Christophe Zakhia El-Kassisper, Leoni XIV, "ia beson emigrantët e shumtë, që kanë humbur jetën, mëshirës plot dashuri të Zotit të Gjithëpushtetshëm". Ai i lutet Hyjit edhe t’u japë "forcë, ngushëllim dhe shpresë" të mbijetuarve, punonjësve të emergjencës dhe "të gjithë atyre, që preken nga kjo tragjedi".

Rruga e vdekjes

Vendi ku ndodhi katastrofa bën pjesë prej kohësh në të ashtuquajturën "rruga e vdekjes", më e rrezikshmja në botë sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Gjiri i Adenit është portë për anijet e trafikantëve, që arrijnë në Arabinë Saudite dhe në monarkitë e tjera të pasura në zonë, të cilat pranojnë punëtorë të huaj. Kalojnë në të veçanërisht somalezë dhe etiopas e, pikërisht nga Etiopia vinin edhe 76 viktimat e mbytjes së fundit dramatike të një anijeje, më 3 gusht, shkaktuar nga moti i keq. Dhjetra nga 157 njerëzit në bord ende nuk janë gjetur e të shpëtuarit, deri tani, janë vetëm 32. Ky kalim, përmes Jemenit, vazhdon të përdoret rregullisht, pavarësisht nga konflikti dhjetëvjeçar, që ka tronditur vendin më të varfër në Gadishullin Arabik.

04 gusht 2025, 15:11