ÐÓMAPµ¼º½

Papa pret në audiencë Presidentin e Republikës së Zimbabves

Në Pallatin Apostolik, Leoni XIV u takua me kreun e shtetit afrikan, i cili më pas u prit në Sekretarinë e Shtetit nga Kardinali Parolin.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti paradite në audiencë Presidentin e Republikës së Zimbabves, Emmerson Dambudzo Mnangagwa, në Vatikan më 30 gusht. Kreu i shtetit më pas u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet, sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, u përqendruan në marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë Apostolike dhe Zimbabvesë, si dhe në aspekte të caktuara të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Kishës lokale në fushat e arsimit dhe kujdesit shëndetësor.

30 gusht 2025, 17:49