Papa pret n? audienc? Presidentin e Republik?s s? Zimbabves
N? Pallatin Apostolik, Leoni XIV u takua me kreun e shtetit afrikan, i cili m? pas u prit n? Sekretarin? e Shtetit nga Kardinali Parolin.
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV priti paradite në audiencë Presidentin e Republikës së Zimbabves, Emmerson Dambudzo Mnangagwa, në Vatikan më 30 gusht. Kreu i shtetit më pas u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet, sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, u përqendruan në marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë Apostolike dhe Zimbabvesë, si dhe në aspekte të caktuara të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Kishës lokale në fushat e arsimit dhe kujdesit shëndetësor.
30 gusht 2025, 17:49