杏MAP导航

K?rko

Papa: "Pran? t? rinjve t? Gaz?s dhe Ukrain?s. Ju jap takim n? Dit?n Bot?rore t? Rinis? n? Seul"

Leoni XIV, n? fund t? mesh?s jubilare p?r t? rinjt?, tha Engj?llin e T?nzot s? bashku me m? se nj? milion t? rinj e t? reja, mbledhur n? Tor Vergata. Papa kujton edhe nj? her? Marien dhe Paskalen, dy shtegtaret q? vdiq?n gjat? udh?timit p?r n? Rom?. Pastaj i ?on mendimet te besimtar?t e vendeve t? "p?rgjakura" nga lufta dhe p?rs?rit ftes?n e tij p?r Dit?n Bot?rore t? Rinis? 2027 n? Koren? e Jugut: "T? vazhdojm? t? ?nd?rrojm? s? bashku, t? shpresojm? s? bashku"

R.SH. – Vatikan

            Ka një mendim për të gjithë Papa Leoni XIV, në përfundim të meshës me të rinjtë në Tor Vergata, pasi tha lutjen e Engjëllit të Tënzot bashkë me ta. Për të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe tokave të mbytura nga gjaku i konflikteve. Për Paskalen, egjiptianen, që vdiq nga një infarkt në zemër gjatë rrugës për në Romë dhe, për Marinë, e cila ndërroi jetë para se të nisej për udhëtim. Por nuk harron edhe ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët dhe edukatorët, që i shoqëruan të rinjtë në këtë Jubile, që i ngjan shumë një Dite Botërore të Rinisë. E pikërisht asaj, që do të kremtohet në Korenë e Jugut, më 2027, ia kushton fjalët e fundit, para koreanëve të pranishëm, që valëvitin me krenari flamurin e tyre. Në mendimet e Atit të Shenjtë edhe "shumë të rinj", që nuk mundën të merrnin pjesë në ngjarjen e Romës, pasi banorë në ato vende "nga ku ishte e pamundur të dilje".

  (@Vatican Media)

Një ujëvarë hiri

            Jubileu, vëren Papa…

            “Ishte një ujëvarë hiri për Kishën dhe për të gjithë botën! E kjo ndodhi përmes pjesëmarrjes së secilit prej jush. Për këtë dua t'ju falënderoj, një nga një, me gjithë zemër”.

Kujtimi i Maries dhe i Paskales

Ashtu siç bëri në Vigjiljen e mbrëmshme, Leoni XIV kujton sërish Marien dhe Paskalen, "dy shtegtaret e reja, njëra spanjolle e tjetra egjiptiane, që na kanë lënë ditët e fundit". Maria Cobo, 30 vjeç, vdiq më 30 korrik, para se të arrinte në Romë, për arsye shëndetësore. Pascale Rafic, egjiptiane, vdiq në moshën 18 vjeçare nga një infarkt ndërsa udhëtonte me autobus për në famullinë e Artenës, në provincën e Romës, ku do të merrte pjesë në kremtimet e Jubileut. Dje, Papa e priti grupin egjiptian në audiencë, në shenjë ngushëllimi dhe inkurajimi.

Gaza
Gaza   (q)

Pranë të rinjve në vendet në luftë

E fjalët e Papës, në anglisht, bëhen më pas fjalë ngushëllimi dhe inkurajimi për gjithë të rinjtë, që jetojnë nën gjëmimin e bombave, me frikën e sulmeve, me tmerrin e humbjes dhe të shkatërrimit.

“Në bashkim me Krishtin, paqen dhe shpresën tonë për botën, jemi më afër se kurrë të rinjve, që vuajnë të këqijat më të rënda, të shkaktuara nga qenie të tjera njerëzore. Jemi me të rinjtë e Gazës, jemi me të rinjtë e Ukrainës dhe me ata të çdo vendi të përgjakur nga lufta”.

Papa ngre zërin para oqeanit rinor, që shtrihet në gjithë sipërfaqen e Tor Vergatës: "Vëllezërit dhe motrat e mia të reja, ju jeni shenja se një botë tjetër është e mundur: një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet zgjidhen jo me armë, por me dialog". "Po, me Krishtin është e mundur! Me dashurinë e tij, me faljen e tij, me forcën e Shpirtit të tij", pohon Leoni XIV në spanjisht.

“Të dashur miq, të bashkuar me Jezusin si shermendet me hardhinë, do të jepni shumë fryt; do të jeni kripa e tokës, drita e botës; do të jeni fara shprese kudo: në familje, me miqtë, në shkollë, në punë, në sport. Fara shprese me Krishtin, shpresën tonë”.

Koreanët në Jubile
Koreanët në Jubile   (@Vatican Media)

Drejt Ditës Botërore të Rinisë në Seul, në vitin 2027

"Roje të mëngjesit", pati thënë në këtë fushë Papa shenjt Gjon Pali II, 25 vjet më parë. "Fara shprese", u tha sot të rinjve Leoni XIV, duke u dhënë takim në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ku do të kremtohet Dita Botërore e Rinisë 2027. "Mos u trembni: unë e munda botën!" (Gjn 16,33) do të jetë tema e Ditës.

“Atëherë, po ju jap takim në Seul: të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku, të shpresojmë së bashku!”, pohon Papa, duke i ftuar të rinjtë ta çojnë shpresën edhe në Korenë e Jugut, për të shpallur fitoren e Krishtit të Ringjallur mbi të keqen e mbi vdekjen.

Një mendim për ata, që nuk mund të largohen nga vendi i tyre

Brohoritjet "Papa Leoni, Papa Leoni" shoqërojnë përshëndetjet e fundit. E, duke i falënderuar të gjithë, Ati i Shenjtë u kushton dy fjalë edhe të rinjve, që s’mundën të vinin.

“Në shumë vende, ku është e pamundur të dilet… ka vende ku të rinjtë nuk mundën, për arsye që i dimë. Çojani këtë gëzim, këtë entuziazëm, gjithë botës. Ju jeni kripa e tokës, drita e botës, çojani këtë përshëndetje të gjithë miqve, gjithë të rinjve, që kanë nevojë për një mesazh shprese. Faleminderit të gjithëve dhe rrugë të mbarë!”

03 gusht 2025, 12:17

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >