ÐÓMAPµ¼º½

Papa falënderon besimtarët e Shën Pjetrit për praninë dhe durimin

Në përfundim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, Papa Leoni XIV u zhvendos në Bazilikën e Shën Pjetrit, përplot me besimtarë.

R.SH. / Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, Papa Leoni XIV u zhvendos në Bazilikën e Shën Pjetrit, edhe ajo përplot me besimtarë, që kishin ndjekur katekizmin në ekrane gjigante.

"Ju falënderoj për praninë tuaj dhe për durimin tuaj, që është  shenjë e pranisë së Shpirtit të Zotit ndërmjet nesh", u tha Papa.

Duke kaluar sheshin që ndan Sallën nga Bazilika e Vatikanit, Papa Leoni përshëndeti grupe besimtarësh, që nuk kishin gjetur vend as në ndërtesën e projektuar nga Pierluigi Nervi dhe as në Shën Pjetër.

Ndërsa përshëndeste çiftet e reja në Sallë, Papa u ndal për të folur përzemërsisht me një prift katolik lindor (të veshur me veshje klerikale), i cili i paraqiti edhe gruan e fëmijët.

Më pas, duke kaluar sheshin që ndan sallën nga Bazilika e Vatikanit, Papa Leoni përshëndeti grupe besimtarësh që nuk kishin gjetur vend as në ndërtesën e projektuar nga Pierluigi Nervi dhe as në Shën Pjetër. Më shumë se 15,000 njerëz morën pjesë në takimin e sotëm, pa e  pasur fare parasysh vapën.

27 gusht 2025, 16:36