杏MAP导航

K?rko

Papa fal?nderon besimtar?t e Sh?n Pjetrit p?r pranin? dhe durimin

N? p?rfundim t? audienc?s s? p?rgjithshme n? Sall?n Pali VI, Papa Leoni XIV u zhvendos n? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit, p?rplot me besimtar?.

R.SH. / Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, Papa Leoni XIV u zhvendos në Bazilikën e Shën Pjetrit, edhe ajo përplot me besimtarë, që kishin ndjekur katekizmin në ekrane gjigante.

"Ju falënderoj për praninë tuaj dhe për durimin tuaj, që është  shenjë e pranisë së Shpirtit të Zotit ndërmjet nesh", u tha Papa.

Duke kaluar sheshin që ndan Sallën nga Bazilika e Vatikanit, Papa Leoni përshëndeti grupe besimtarësh, që nuk kishin gjetur vend as në ndërtesën e projektuar nga Pierluigi Nervi dhe as në Shën Pjetër.

Ndërsa përshëndeste çiftet e reja në Sallë, Papa u ndal për të folur përzemërsisht me një prift katolik lindor (të veshur me veshje klerikale), i cili i paraqiti edhe gruan e fëmijët.

Më pas, duke kaluar sheshin që ndan sallën nga Bazilika e Vatikanit, Papa Leoni përshëndeti grupe besimtarësh që nuk kishin gjetur vend as në ndërtesën e projektuar nga Pierluigi Nervi dhe as në Shën Pjetër. Më shumë se 15,000 njerëz morën pjesë në takimin e sotëm, pa e  pasur fare parasysh vapën.

27 gusht 2025, 16:36