ÐÓMAPµ¼º½

Një vështrim i Borgo Laudato si' Një vështrim i Borgo Laudato si'

Papa do të përurojë Borgo Laudato si', në Castel Gandolfo

Pasditen e 5 shtatorit Leoni XIV do të vizitojë vendin e krijuar nga Papa Françesku, për të vijuar, pastaj, me Liturgjinë e Fjalës dhe bekimin e Borgos. Parashikohet edhe një homazh muzikor nga Andrea Bocelli.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni do të kthehet në Borgo Laudato si', në rezidencën papnore në Castel Gandolfo. Takimi planifikohet për të premten, 5 shtator, në orën 16:00, për inaugurimin zyrtar të vendit ku gjinden zbatime të parimeve, që përmban enciklika Laudato si' e Papës Françesku, botuar dhjetë vjet më parë.

Para se të kryesojë Liturgjinë e Fjalës së Zotit me Ritin e Bekimit, Papa do të vizitojë projektin Borgon Laudato si' dhe do të takohet me punonjësit, bashkëpunëtorët, familjet e tyre dhe të gjithë ata që marrin pjesë vullnetarisht në jetën e këtij vendi, lindur nga një iniciativë e nisur nga Papa Françesku më 2 shkurt 2023 dhe e rrënjosur në misionin e Kishës për të promovuar ekologjinë integrale, duke kombinuar kujdesin për krijimin me mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Misioni iu besua Qendrës së Formimit të Lartë Laudato Si',  themeluar nga dy kirografë papnorë me detyrën e sensibilizimit për këto tematika. Para bekimit, Mjeshtri Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo, do të bashkohen në lutje, duke ofruar një këngë.

Borgo Laudato si’ në shërbim të njeriut

Prona Borgo Laudato si'  në Castel Gandolfo shtrihet në një sipërfaqe prej 55 hektarësh dhe përfshin kopshte historike, pallate, monumente dhe mbetje arkeologjike, zona bujqësore dhe hapësira të reja të dedikuara për formim, bujqësinë organike dhe bujqësinë rigjeneruese. Është fryt i një udhëtimi që ndërthur përshpirtërinë, edkimin dhe qëndrueshmërinë, duke synuar të ofrojë një hapësirë ​​të gjërë, të arritshme dhe gjithëpërfshirëse për të mësuar, për të reflektuar dhe për të përjetuar marrëdhënie më të vetëdijshme dhe më respektuese me krijimin.

Papa: katër vizita në Borgo Laudato si’

Do të jetë hera e katërt që Papa Leoni XIV viziton projektin Borgo Laudato si' në Castel Gandolfo; e para, privatisht, ishte vizita e 29 majit, kur Leoni XIV vizitoi disa vende, duke u ndaluar edhe në Kopshtin e Zojës. Më 9 korrik Ati i Shenjtë Prevost kremtoi Meshën e parë për Ruajtjen e Krijimit, gjithnjë në Kopshtin e Zojës Mari, që në italisht quhet me përkëdheli, Madonnina! E gjatë këtij kremtimi i nxiti të gjithë të dëgjojnë "britmën e tokës". Së fundmi, më 17 gusht, organizoi një drekë me të varfrit në Castel Gandolfo, ndihmuar nga Caritasi i dioqezës së Albano dhe organizuar nga dioqeza lokale si dhe Borgo Laudato si', në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.

 

25 gusht 2025, 12:22