MAP

Papa: fetë që dialogojnë janë një shembull harmonie për shoqërinë

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, Leoni XIV i shkruan kardinalit Sebastião do Rosário Ferrão me rastin e kremtimeve të 400-vjetorit të ardhjes së jezuitit të parë lituanian, Atë Rudamina në Indi: dëshmia e tij “të inkurajoftë shumë në kohën tonë t’i përgjigjen me të njëjtën durim e mprehtësi detyrës së ungjillëzimit”

R.SH. - Vatikan

Papa Leoni XIV përkujton 400-vjetorin e priftit të parë lituanian në Indi. Nëntë mijë km. Kaq përshkoi jezuiti 29-vjeçar Atë Andrius Rudamina nga vendlindja e tij, Lituania, deri në Papa Leoni XIV kujton 400-vjetorin e mbërritjes në Indi të jezuitit Atë Andrius Rudamina në Goa, Indi, më 1625. Nëntë mijë km. Kaq përshkoi jezuiti 29-vjeçar Atë Andrius Rudamina nga vendlindja e tij, Lituania, deri në Goa, Indi, së bashku me 11 bashkëvëllezër portugezë jezuitë. Është 22 gushti i vitit 1625 dhe kjo është hera e parë që një bir i Shën Injacit të Lojolës shkel në nënkontinentin e madh indian. Ai do të qëndrojë atje vetëm disa muaj, aq sa mjaftoi për t'u vlerësuar për vëmendjen dhe solidaritetin e tij ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

Misioni i Atë Rudamin e 11 jezuitëve portugezë në Goa, Indi, më 1625 është një pjesë e historisë së Kishës që kremtohet me të gjitha nderimet, 400 vjet pas asaj ngjarjeje, në Katedralen e Old Goa, shoqëruar me bekimin e Leonit XIV.

Trashëgimia e dialogut dhe integrimit kulturor

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin dhe drejtuar kryeipeshkvit të Goas dhe Damão, kardinalit Sebastião do Rosário Ferrão, Papa Leoni XIV kujton dëshminë e Atë Rudamina, “feja e fortë katolike e të cilit – shkruan ai – është e dukshme edhe sot në Lituani” dhe prej të cilit mbetet “e jashtëzakonshme” “trashëgimia e dialogut dhe integrimit kulturor”.

Nëse babai i rregulltarit Atë Rudamina, një fisnik nga një fshat afër Vilniusit, do të kishte dashur ta bënte Andriusin një burrë shteti të shkëlqyer, zgjedhja për t'iu kushtuar Zotit i dha Kishës një dëshmitar, pohon Papa, nga i cili mësojmë “durimin” dhe “mprehtësinë” e treguar në përhapjen e fjalës së Krishtit, së bashku me shpresën se “bujaria dhe guximi i tij i jashtëzakonshëm” do të inkurajojë “shumë të tjerë që edhe në kohën tonë t'i përgjigjen me të njëjtën durim dhe mprehtësi detyrës së ungjillëzimit”.

25 gusht 2025, 13:48