ÐÓMAPµ¼º½

Vigil held in Accra for helicopter crash victims

Ngushëllimet e Papës për viktimat e aksidentit në Ganë

Në një telegram ngushëllimi nënshkruar nga Kardinali Parolin, Leoni XIV shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e ministrave ganezë të Mbrojtjes, Mjedisit dhe Teknologjisë, tre zyrtarëve qeveritarë dhe tre personave të tjerë që udhëtonin me helikopter. Avioni, duke u nisur nga Akra, u rrëzua në rajonin Ashanti për shkaqe ende të panjohura. Në vend është shpallur zi kombëtare

R.SH. - Vatikan

Papa Leoni XIV i dërgoi një telegram, nënshkruar nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, imzotit Matthew K. Gyamfi, Kryeipeshkëv i Sunyani dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Ganës,  duke e siguruar kombin për "afërsinë e tij shpirtërore në këtë çast të vështirë" pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në vendin afrikan, ku gjetën vdekjen Ministri i Mbrojtjes, Edward Omane Boamah, Ministri i Mjedisit dhe  i Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed si dhe gjashtë të tjerë.

Papa, thuhet në telegram, "shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e ministrave, zyrtarëve qeveritarë dhe të gjithë atyre që humbën jetën". Ndërsa ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së Zotit të Gjithëpushtetshëm, "lutet për ata të cilët vajtojnë humbjen e tyre, veçanërisht familjet".

Helikopteri, një Z9 i forcave të armatosura të Ganës, u rrëzua në rajonin Ashanti, në jug të vendit. Qe nisur nga kryeqyteti, Accra, në orën 9:12 të mëngjesit sipas orës lokale (11:12 të mëngjesit sipas orës evropiane) dhe po shkonte në veriperëndim, drejt Obuasit. Në bord ishin tre anëtarë të ekuipazhit, tre zyrtarë publikë dhe dy ministra. Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Presidenti John Mahama shpalli zinë kombëtare.

08 gusht 2025, 09:39