Ngush?llimet e Pap?s p?r viktimat e aksidentit n? Gan?
R.SH. - Vatikan
Papa Leoni XIV i dërgoi një telegram, nënshkruar nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, imzotit Matthew K. Gyamfi, Kryeipeshkëv i Sunyani dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Ganës, duke e siguruar kombin për "afërsinë e tij shpirtërore në këtë çast të vështirë" pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në vendin afrikan, ku gjetën vdekjen Ministri i Mbrojtjes, Edward Omane Boamah, Ministri i Mjedisit dhe i Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed si dhe gjashtë të tjerë.
Papa, thuhet në telegram, "shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e ministrave, zyrtarëve qeveritarë dhe të gjithë atyre që humbën jetën". Ndërsa ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së Zotit të Gjithëpushtetshëm, "lutet për ata të cilët vajtojnë humbjen e tyre, veçanërisht familjet".
Helikopteri, një Z9 i forcave të armatosura të Ganës, u rrëzua në rajonin Ashanti, në jug të vendit. Qe nisur nga kryeqyteti, Accra, në orën 9:12 të mëngjesit sipas orës lokale (11:12 të mëngjesit sipas orës evropiane) dhe po shkonte në veriperëndim, drejt Obuasit. Në bord ishin tre anëtarë të ekuipazhit, tre zyrtarë publikë dhe dy ministra. Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Presidenti John Mahama shpalli zinë kombëtare.