Më 17 gusht Papa do të kremtojë Meshën në Albano me të varfrit që ndihmohen nga dioqeza
Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se Leoni XIV të dielën e ardhshme do të jetë në Shenjtëroren Santa Maria della Rotonda, në qytetin e Lacios. Engjëllin e së dielës do ta kremtojë në Castel Gandolfo
R.SH. - Vatikan
Një deklaratë nga Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se të dielën, më 17 gusht, në orën 9:30, Leoni XIV do të shkojë në Shenjtëroren e Santa Maria della Rotonda, në Albano, për të kremtuar Meshën Shenjte me të varfrit e ndihmuar nga dioqeza dhe me punonjës nga Karitasi dioqezan.
Engjëllin e së dielës do ta kremtojë në orën 12:00 të drekës, në Piazza della Libertà të Castel Gandolfo-s.
Kujtojmë se Papa e kremtoi Meshën në qytetin e Lacios edhe më 20 korrik, gjatë pushimeve të tij verore.
08 gusht 2025, 10:52