杏MAP导航

K?rko

Audiena e Pap?s me Presidentin e Republik?s s? Seychelles, Wavel Ramkalawan (@Vatican Media) Audiena e Pap?s me Presidentin e Republik?s s? Seychelles, Wavel Ramkalawan (@Vatican Media)

Leoni XIV pret Presidentin e Republik?s s? Sejshelit

Bashk?punimi me Kish?n vendase p?r mbrojtjen e mjedisit, kujdesin sh?ndet?sor dhe arsimin: k?to, temat kryesore diskutuar gjat? audienc?s s? Vatikanit me Wavel Ramkalawan. Diskutimet pasuese n? Sekretarin? e Shtetit ishin shk?mbim pik?pamjesh mbi ??shtjet rajonale dhe nd?rkomb?tare, me theksin mbi r?nd?sin? e nxitjes s? dialogut dhe t? bashk?punimit nd?rmjet kombeve.

R.SH. / Vatikan

Sot, 22 gusht, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Presidentin e Republikës së Sejshelit, Wavel Ramkalawan. Më pas Presidenti u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin,  shoqëruar nga Imzot Miros?aw Stanis?aw Wachowski, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Ambienti, shëndetësia, arsimi, dialogu

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, u kujtuan marrëdhëniet e mira të Selisë së Shenjtë me Sejshelin. Ndërsa bisedimet u përqendruan në aspekte të caktuara të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht në bashkëpunimin me Kishën lokale, në mbrojtjen e mjedisit, në kujdesin shëndetësor dhe në arsimin, me vëmendje të veçantë në edukimin e të rinjve të arkipelagut. Biseda vazhdoi me shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së dialogut dhe të bashkëpunimit ndërmjet kombeve.

Dhuratat

Papa Leoni XIV i dhuroi Presidentit një basoreliev me alegorinë e Teologjisë, afresk nga Raphael Sanzio, i gjetur në kasafortën e Stanza della Segnatura në Muzetë e Vatikanit: një grua e shoqëruar nga dy engjëj, me mbishkrimin "Divinar(um) rer(um) notitia", që do të thotë “teologjia si "zbulesë e gjërave hyjnore". Dhurata të tjera nga Papa ishin vëllimi mbi Apartamentin e Audiencave në Pallatin Apostolik dhe Mesazhi për Ditën Botërore të Paqes 2025. Presidenti Ramkalawan i dhuroi Papës një kopje të vogël prej druri të një kanoeje tipike për peshkim në arkipelag.

22 gusht 2025, 15:34