Leoni XIV: jemi krijesa më e bukur e Zotit që jeton në bashkësi
R.SH. / Vatikan
Mes bukurisë së natyrës dhe krijimit në Kopshtet e Vilave Papnore të Castel Gandolfos, nën belvederen e madhe të ngritur në Borgo Laudato Si', Papa Leoni XIV, në përshëndetjen e improvizuar, na kujton "se krijesa më e bukur është ajo e krijuar në ngjashmëri, sipas figurës së Zotit, që jemi ne të gjithë".
Dhe secili prej nesh përfaqëson figurën e Zotit në këtë kuptim: e sa e rëndësishme është të kujtojmë gjithmonë se këtë prani të Zotit e gjejmë pikërisht në secilin prej nesh. E kështu, të mbledhur këtu këtë pasdite, në këtë drekë, është të jetosh së bashku me Zotin, në këtë bashkësi, në këtë vëllazëri.
Thyerja e bukës dhe ndarja e dhuratave të Zotit
Duke parë më shumë se njëqind të ftuar në drekë - të varfrit e ndihmuar nga Caritasi dioqezan i Albanos, banorët e strehimoreve lokale dhe shtëpive familjare, të pastrehët dhe përdoruesit e qendrave të dëgjimit - Papa kujtoi rëndësinë e ndarjes së "gjestit, kaq domethënës për të gjithë ne, që është thyerja e bukës, thyerja e bukës së bashku, gjesti me të cilin njihet Jezu Krishtin ndërmjet të tijve".
E Meshë Shenjte, është gjithashtu edhe të jemi së bashku rreth tryezës, duke ndarë dhuratat që na i fali Zoti.
E, duke kërkuar bekimin e Zotit "mbi dhuratat që do të marrim" e mbi të gjithë ata "që punuan për të na sjellë këtë drekë" dhe që e kanë bërë të mundur këtë festë të bukur, Leoni XIV gjithashtu kërkoi nga Zoti: "Na ndihmo të jetojmë gjithmonë të bashkuar në dashurinë Tënde".