杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV p?rsh?ndet t? ftuarit para drek?s n? "Borgo Laudato Si'",  n? kopshtet e rezidenc?s papnore n? Castel Gandolfo Papa Leoni XIV p?rsh?ndet t? ftuarit para drek?s n? "Borgo Laudato Si'", n? kopshtet e rezidenc?s papnore n? Castel Gandolfo

Leoni XIV: jemi krijesa m? e bukur e Zotit q? jeton n? bashk?si

Fjal?t e Pap?s para drek?s me t? varfrit ndihmuar nga Caritas Albano n? Kopshtet e Vilave Papnore: t? kujtojm? gjithmon? se secili prej nesh ?sht? figura e Zotit, "prani q? e gjejm? n? secilin". Thyerja e buk?s s? bashku ?sht? Mesha, "por ?sht? gjithashtu edhe ndarja e dhuratave q? na i fali Zoti". P?rsh?ndetjet nga Kardinali Baggio dhe Ipeshkvi i Albano Viva.

R.SH. / Vatikan

Mes bukurisë së natyrës dhe krijimit në Kopshtet e Vilave Papnore të Castel Gandolfos, nën belvederen e madhe të ngritur në Borgo Laudato Si', Papa Leoni XIV, në përshëndetjen e improvizuar, na kujton  "se krijesa më e bukur është ajo e krijuar në ngjashmëri, sipas figurës së Zotit, që jemi ne të gjithë".

Dhe secili prej nesh përfaqëson figurën e Zotit në këtë kuptim: e sa e rëndësishme është të kujtojmë gjithmonë se këtë prani të Zotit e gjejmë pikërisht në secilin prej nesh. E kështu, të mbledhur këtu këtë pasdite, në këtë drekë, është të jetosh së bashku me Zotin, në këtë bashkësi, në këtë vëllazëri.

Thyerja e bukës dhe ndarja e dhuratave të Zotit

Duke parë më shumë se njëqind të ftuar në drekë - të varfrit e ndihmuar nga Caritasi dioqezan i Albanos, banorët e strehimoreve lokale dhe shtëpive familjare, të pastrehët dhe përdoruesit e qendrave të dëgjimit - Papa kujtoi rëndësinë e ndarjes së "gjestit, kaq domethënës për të gjithë ne, që është thyerja e bukës, thyerja e bukës së bashku, gjesti me të cilin  njihet Jezu Krishtin ndërmjet të tijve".

E Meshë Shenjte, është gjithashtu edhe të jemi së bashku rreth tryezës, duke ndarë dhuratat që na i fali Zoti.

E, duke kërkuar bekimin e Zotit "mbi dhuratat që do të marrim" e mbi të gjithë ata "që punuan për të na sjellë këtë drekë" dhe që e kanë bërë të mundur këtë festë të bukur, Leoni XIV gjithashtu kërkoi nga Zoti:  "Na ndihmo të jetojmë gjithmonë të bashkuar në dashurinë Tënde".

17 gusht 2025, 15:18