ÐÓMAPµ¼º½

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher

Kryeipeshkvi Gallagher, në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit

Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare do të jetë në Slloveni nga 31 gushti - deri më 2 shtator, për të marrë pjesë në takimin e 20-të të konferencës, që do të mbahet në qytetin e Bledit.

R.SH. / Vatikan

Që sot, 31 gusht, deri të martën, 2 shtator, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit,  në qytetin me të njëjtin emër.

I nisur në vitin 2006, Forumi Strategjik i Bledit është platformë takimi për të diskutuar çështje dhe sfida të politikës, sigurisë dhe zhvillimit, që prekin Evropën e botën, duke bashkuar pjesëmarrës me prejardhje të ndryshme. Tema e edicionit të këtij viti, "Një botë e arratisur", do të përqendrohet në mënyrën se si Evropa dhe Bashkimi Evropian do të mund të angazhohen dhe të ripërcaktojnë rolin e tyre për t’u bërë ball krizave dhe tensioneve të ndryshme gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike, me të cilat përballet sot bota.

31 gusht 2025, 13:20