杏MAP导航

K?rko

Bised? telefonike mes Papa Leonit XIV dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas, m? 21 korrik 2025. Bised? telefonike mes Papa Leonit XIV dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas, m? 21 korrik 2025.

Telefonat? e Pap?s me Mahmoud Abbas. Leoni XIV: mbroni civil?t dhe vendet e shenjta

N? bised?n e tij me presidentin e Palestin?s, Papa p?rs?riti thirrjen p?r respektimin e plot? t? ligjit nd?rkomb?tar humanitar, pas zhvillimeve t? fundit n? konfliktin e Rripit t? Gaz?s dhe pas dhun?s n? Cisjordani. Gjithashtu, b?ri thirrje kund?r p?rdorimit pa dallim t? forc?s dhe kund?r zhvendosjes s? detyruar t? popullsive

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, 21 korrik, Papa Leoni XIV mori një telefonatë nga presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, lidhur me zhvillimet e fundit në konfliktin e Rripit të Gazës dhe në Cisjordani. Njoftimi u dha nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar

Gjatë bisedës telefonike, thuhet në tekst, Papa përsëriti thirrjen për respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar, duke theksuar detyrimin për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta, si edhe duke kërkuar ndalimin e përdorimit pa dallim të forcës dhe të zhvendosjes së detyruar të popullsive. Duke pasur parasysh gjendjen dramatike humanitare, shkruan Salla e Shtypit e Vatikanit, u theksua urgjenca e dhënies së ndihmës për më të ekspozuarit ndaj pasojave të konfliktit, si edhe ajo e lejimit të hyrjes për ndihmat humanitare. Së fundi, thuhet në deklaratë, Leoni XIV kujtoi rastin e gëzuar të 10-vjetorit të Marrëveshjes globale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës, nënshkruar më 26 qershor 2015 dhe hyrë në fuqi më 2 janar 2016.

21 korrik 2025, 13:35