杏MAP导航

K?rko

Papa: Zoti ?sht? te dera e troket, Kisha qoft? sht?pi e hapur p?r t? gjith?

P?r Leonin XIV, sot ishte hera e dyt? e kremtimit t? lutjes s? Engj?llit t? Zotit nga Castel Gandolfo. N? katekiz?m kujtoi se vera ?sht? koh? “p?r t? ngadal?suar" dhe p?r t? shfryt?zuar mund?sin? e takimit me Jezusin, duke m?suar, k?shtu, artin e mikpritjes.

R.SH. / Vatikan

Dielli, vapa dhe turma brohoritëse shoqërojnë lutjen e Engjëllit të Zotit kremtuar sot nga Papa Leoni, për herë të dytë nga Sheshi i Lirisë, në Castel Gandolfo, përballë qindra besimtarëve. Në qendër të katekizmit kushtuar Ungjillit e Leximeve biblike të kësaj së diele, tema e mikpritjes, përshtatje e përkryer për stinën verore. Papa kujtoi pritjen e Abrahamit, të Sarës dhe të motrave Marta e Maria:

"Sa herë që pranojmë ftesën për Darkën e Zotit dhe marrim pjesë në tryezën eukaristike", pohon Papa, "është vetë Zoti që 'vjen të na shërbejë'".

E pra Zoti ynë së pari mësoi të ishte mysafir, e edhe sot pret te dera jonë e troket (krh. Zb 3,20). E habitshme që në gjuhën italiane, mysafir është si ai që pret, ashtu edhe ai që pritet. Kështu, këtë të diel vere, mund të sodisim lojën e mirëseardhjes së ndërsjellë, pa të cilën jeta jonë varfërohet.

Të lulëzojmë  ndaj hapjes së diçkaje të madhe

Papa Leoni thekson se "duhet përvujtëri, si kur pret, ashtu edhe kur pritesh”, sepse "duhet edhe delikatesë, vëmendje, ëmbëlsi". Marta, motra e Marisë, rrezikon ta humbasë gëzimin e takimit me Jezusin, sepse është e zënë me përgatitjet. Edhe pse bujare, punët e saj e shpërqendrojnë nga diçka më shumë, "më e bukur se vetë bujaria", nga dalja jashtë vetes.

Vetëm kjo e bën jetën tonë të lulëzojë: hapja ndaj diçkaje që na shpërqendron nga vetja dhe, në të njëjtën kohë, na plotëson.

E nevojshme të ngadalësosh

Marta e Maria e jetojnë ndryshe takimin me Jezusin. Marta lodhet, ndërsa Maria "e ka humbur çdo ndjenjë kohe, e pushtuar nga fjala e Zotit". “Ajo nuk është më pak konkrete se motra e saj, as më pak bujare. Por e shfrytëzon rastin”, prandaj Jezusi e qorton Martën për tërheqjen nga  intimiteti, që do t’i sillte gëzim.

Koha e verës mund të na ndihmojë të “ngadalësohemi” dhe t’i ngjasim më shumë Marisë, sesa Martës. Ndonjëherë nuk e marrim pjesën më të mirë. Duhet ta jetojmë pak pushim, me dëshirën për të mësuar më shumë rreth artit të mikpritjes.

Mirëprit e mirëpritu

“Industria e pushimeve”, nënvizoi Papa, “dëshiron të na i shesë të gjitha llojet e përvojave, por ndoshta jo atë që kërkojmë”. Takimi me Zotin, natyrën dhe të tjerët është falas.

Duhet vetëm të jemi mysafirë: të gjejmë vend e madje ta kërkojmë; të mirëpresësh e të mirëpritesh! Kemi kaq shumë për të marrë, e jo vetëm për të dhënë. Abrahami dhe Sara, megjithëse të moshuar, zbuluan frytshmërinë e tyre kur e pritën me qetësi vetë Zotin në tre udhëtarë. Edhe për ne, ka kaq shumë jetë për t’i mirëpritur.

Kisha, shtëpi e hapur

Ftesa e fundit gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit kremtuar në Castel Gandolfo është t’i lutemi Marisë Virgjër, e cila e priti Jezusin në kraharorin e saj dhe, së bashku me Jozefin, i dha një shtëpi.

Në të, shkëlqen thirrja jonë, thirrja e Kishës për të mbetur shtëpi e hapur për të gjithë e për të vazhduar të mirëpresë Zotin e saj, që kërkon leje për të hyrë.

20 korrik 2025, 13:45

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >