Papa: të lutemi për paqen dhe për ata që vuajnë nga lufta e dhuna
R.SH. / Vatikan
Vëllezër e motra, të mos harrojmë të lutemi për paqen dhe për të gjithë ata që, për shkak të dhunës e të luftës, janë në gjendje vuajtjeje dhe nevoje.
Pas katekizmit të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV kujtoi rishtas popujt e përçarë nga konflikti. Ata që, në Meshën e mëparshme në famullinë e Shën Tomës nga Villanova, në Castel Gandolfo, i krahasoi me njeriun që po vdiste dhe ishte plagosur, në shëmbëlltyrën ungjillore të Samaritanit të Mirë, "të zhveshur, të grabitur dhe të plaçkitur, viktima të sistemeve politike shtypëse, të ekonomisë, që i detyron të shkojnë jetën në varfëri, e të luftës, që ua vret ëndrrat e edhe jetën".
Shumë i kënaqur në Castel Gandolfo"
Në këmbë mbi palkun e kuq të ngritur përpara portës së Pallatit Apostolik në Castel Gandolfo - i njëjti që është përdorur në të kaluarën nga paraardhësit e tij - deri te ecja rreth orës 11:30 të paradites nga famullia e Shën Tomës nga Villanova, Papa Leoni XIV kërkoi lutje të vazhdueshme. Për paqe, për njerëzit.
Pastaj pohoi se ishte "i lumtur" që ndodhej në Castel Gandolfo dhe i falënderoi të gjithë "për pritjen e ngrohtë".
Dëshmia e të Lumit të ri Licarion May
Më pas, Papa kujtoi lumnimin e Licarion May, kremtuar dje në Barcelonë: i lindur François Benjamin, vëlla marist, u vra gjatë kryengritjeve popullore të vitit 1909 "nga urrejtja për fenë dhe në rrethana armiqësore". "E jetoi misionin edukativ me pasion dhe guxim" ndërmjet më të varfërve, kujtoi Papa, duke kërkuar që dëshmia e tij "të jetë frymëzim për të gjithë", veçanërisht për ata që punojnë në fushën e arsimit.
Faleminderit udhëheqësve dhe edukatorëve të të Rinjve
E përsëri, duke parë atë botë - atë të arsimit - të përbërë nga nocione, ide dhe propozime, të njohurive të mësuara dhe më pas të transmetuara, Papa Leoni XIV falënderoi udhëheqësit dhe edukatorët që kalojnë muajt e verës me fëmijë dhe të rinj. Në këtë kontekst, ai e quajti "iniciativë të rëndësishme" Festivalin e Filmit Giffoni, festival kinematografik në zonën e Salernos që bashkon çdo vit të rinj, disa shumë të rinj, nga e gjithë bota.
Duartrokitje për Karabinierët që "i shërbejnë" vendit dhe shoqërisë së tyre
Në fund të lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa Leoni iu drejtua sheshit Piazza della Libertà të Castel Gandolfos, të mbushur plot me mijëra besimtarë mbledhur pas barrierave ose në balkone që nga mëngjesi, nën një qiell që filloi të ndriçohej nga dielli dhe më pas u bë me re. Në përshëndetjet e tij, kujtoi grupet e pranishme: pjesëmarrësit në kursin veror të Akademisë Liturgjike nga Polonia; shtegtarët nga Famullia e San Pedro Apostol të Dioqezës së Alcalá de Henares, që feston 400-vjetorin e themelimit të saj; motrat rregulltare augustiniane, të cilave u ofroi një buzëqeshje dhe një vështrim njohës dhe Korin e Fëmijëve të Académie Musicale de Liesse nga Franca, të cilët i falënderoi për "angazhimin me këngë dhe muzikë". Në veçanti, Papa u kushtoi disa fjalë studentëve të Kursit të Karabinierëve në Shkollën Velletri, emëruar sipas të Nderuarit Salvo D'Acquisto: "Ju inkurajoj të vazhdoni udhëtimin tuaj të shërbimit ndaj vendit dhe shoqërisë civile", u tha . Dhe i kërkoi turmës një "duartrokitje të fortë për ata që shërbejnë".
Përshëndetje drejtuar popullit
Në fund të lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa u drejtua drejt rreshtave të parë të besimtarëve për një përshëndetje personale kushtuar të gjithë të pranishmëve. Me shumë shtrëngime duarsh, përkëdhelje dhe bekime përfundoi një mëngjes që filloi me kënaqësi në këtë qytet të vogël që është Castel Gandolfo, në Lazio, i lumtur që pa Pasardhësin e Pjetrit duke ecur përsëri brenda mureve të tij, rrugëve të tij të ngushta dhe pamjeve të tij buzë liqenit.