ÐÓMAPµ¼º½

2025.07.24 S.E. il Signor Abdelmagjid Tebboune, Presidente della Repubblica di Algeria

Papa pret presidentin algjerian Tebboune

Papa u takua në Vatikan me kreun e shtetit, i cili më pas bisedoi me kardinalin Pietro Parolin në Sekretarinë e Shtetit. Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet e mira diplomatike dhe në rëndësinë e dialogut ndërfetar

R.SH. – Vatikan

         Paraditen e sotme, Papa Leoni XIV priti në audiencë presidentin e Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, në Pallatin Apostolik, në Vatikan. Lajmin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

  (@Vatican Media)

Më pas, presidenti algjerian u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga Zv.sekretari për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Daniel Pacho. "Gjatë bisedës së përzemërt", thuhet në deklaratë, "u nënvizua rëndësia e marrëdhënieve të mira diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Algjerisë. U trajtuan edhe aspekte të veçanta të jetës së Kishës në vend".

  (@Vatican Media)

Palët diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe të bashkëpunimit kulturor në arritjen e paqes dhe të vëllazërimit në botë.

24 korrik 2025, 14:25