Papa: paqja, angazhim personal, që niset nga zemra
R.SH. / Vatikan
"Çka do të ndodhë, nëse gjithçka do të përmbyset nga lufta?". Kjo është pyetja që Zaira, nënë e re me tre fëmijë, nga Benevento, i bën Leonit XIV, duke pyetur lidhur me të drejtën për paqe, në faqet e numrit të korrikut të 'Piazza San Pietro', revistë e botuar nga Bazilika e Vatikanit, këtë muaj korrik kushtuar Jubileut të Rinisë.
"Jotja është britmë që arrin zemrën e Zotit" - përgjigjet Papa Prevost në faqen "Dialog me Lexuesit", duke i bërë thirrje të gjithëve - si besimtarëve ashtu edhe jobesimtarëve, njësoj - për një udhë kthese të zemrës. Paqja, shpjegon Papa Leoni XIV, nuk është vetëm dëshirë, por edhe angazhim personal, i përditshëm, që lind nga thellësia dhe ushqehet nga gjeste konkrete: "ndërtohet në zemër e nga zemra niset".
"Ngulim këmbë për dialog të çdo niveli, për një kulturë të vërtetë takimi, jo konflikti, e madje as kufizimi të pushtetit, siç e kërkonte gjithnjë paraardhësi im i dashur, Papa Françesku" - bën thirrje Papa Leoni - i cili na fton "të dimë si ta kombinojmë lutjen, me gjestet e nevojshme të guximshme dhe me durimin e mundimshëm të hapave të vegjël". "Lufta nuk do të mbizotërojë", përfundon Papa, e fëmijët kanë të drejtë për paqe të mirëfilltë, të drejtë dhe të qëndrueshme".