杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV n? Sheshin e Sh?n Pjetrit (@Media e Vatikanit) Leoni XIV n? Sheshin e Sh?n Pjetrit (@Media e Vatikanit)

Papa: paqja, angazhim personal, q? niset nga zemra

Secili prej nesh duhet t? b?j? kthes? t? p?rditshme p?r bashk?jetes?n paq?sore nd?rmjet popujve, shkruan Leoni XIV duke iu p?rgjigjur, nga faqet e revist?s Piazza San Pietro pyetjeve t? nj? n?ne, e cila mediton p?r realitetin shqet?sues t? bot?s s? sotme. Papa nxit dialogun p?r kultur?n e takimit dhe na fton t? kombinojm? lutjen dhe gjestet e guximshme "me durimin e lodhsh?m t? hapave t? vegj?l".

R.SH. / Vatikan

"Çka do të ndodhë, nëse gjithçka do të përmbyset nga lufta?". Kjo është pyetja që Zaira, nënë e re me tre fëmijë, nga Benevento, i bën Leonit XIV, duke pyetur lidhur me të drejtën për paqe, në faqet e numrit të korrikut të 'Piazza San Pietro', revistë e botuar nga Bazilika e Vatikanit, këtë muaj korrik kushtuar Jubileut të Rinisë.

"Jotja është britmë që arrin zemrën e Zotit" - përgjigjet Papa Prevost në faqen "Dialog me Lexuesit", duke i bërë thirrje të gjithëve - si besimtarëve ashtu edhe jobesimtarëve, njësoj - për një udhë kthese të zemrës. Paqja, shpjegon Papa Leoni XIV, nuk është vetëm dëshirë, por edhe angazhim personal, i përditshëm, që lind nga thellësia dhe ushqehet nga gjeste konkrete: "ndërtohet në zemër e nga zemra niset".

"Ngulim këmbë për dialog të çdo niveli, për një kulturë të vërtetë takimi, jo konflikti, e madje as kufizimi të pushtetit, siç e kërkonte gjithnjë paraardhësi im i dashur, Papa Françesku" - bën thirrje Papa Leoni -  i cili na fton "të dimë si ta kombinojmë lutjen, me gjestet e nevojshme të guximshme dhe me durimin e mundimshëm të hapave të vegjël". "Lufta nuk do të mbizotërojë", përfundon Papa, e fëmijët kanë të drejtë për paqe të mirëfilltë, të drejtë dhe të qëndrueshme".

09 korrik 2025, 11:45