ÐÓMAPµ¼º½

Letra për Leonin XIV (© poste italiane) Letra për Leonin XIV (© poste italiane)

Papa: mesazhe e letra, 100 kg postë drejt Vatikanit. Çdo Ditë...

Posta Italiane bën të ditur se në Qendrën e shpërndarjes në Fiumicino mbërrijnë qindra letra të drejtuara Papës. Një fluks i vazhdueshëm që nga fillimi i zgjedhjes së tij.

R.SH. / Vatikan

Kartolina, letra, bileta urimi... Por edhe copa të thjeshta letre, shkruar me dorë, shpesh vetëm disa rreshta... Pak letër, por shumë emocion. Është  rrjedhë e përditshme dhe e pandërprerë poste, që arrin nga çdo cep i botës tek Papa i ri, Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj.

Qendra e klasifikimit të Postës Italiane në Aeroportin Fiumicino të Romës është e para që e merr këtë vëllim masiv poste: afërsisht 100 kg postë në ditë, caktuar për Vatikanin. Nuk është e mundur ende të përcaktohet cilat vende e dërgojnë shumicën e këtyre letrave.

Letrat mbërrijnë nga të katër anët e globit: nga qytete të mëdha, fshatra të largëta, spitale, burra, gra, fëmijë... Edhe nëse adresa është e paplotë ose e paqartë, formulimi: "Papa Leoni XIV, Vatikan" - është i mjaftueshëm që letra të arrijë në cak.

Çdo zarf gjen rrugën e vet. Stafi i klasifikimit të Postës Italiane e trajton këtë postë me kujdes dhe respekt të veçantë, plotësisht i vetëdijshëm për vlerën simbolike dhe shpirtërore që mbart. Edhe nëse zarfat mbeten të vulosur, ndihet se brenda çdo dërgese fshihet një zë që kërkon të dëgjohet; një lutje e zjarrtë, e një mendim drejtuar atyre që sot përfaqësojnë udhërrëfyesët e shpirtërave për miliona besimtarë në mbarë botën.

09 korrik 2025, 14:45