Papa: mesazhe e letra, 100 kg post? drejt Vatikanit. ?do Dit?...
R.SH. / Vatikan
Kartolina, letra, bileta urimi... Por edhe copa të thjeshta letre, shkruar me dorë, shpesh vetëm disa rreshta... Pak letër, por shumë emocion. Është rrjedhë e përditshme dhe e pandërprerë poste, që arrin nga çdo cep i botës tek Papa i ri, Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj.
Qendra e klasifikimit të Postës Italiane në Aeroportin Fiumicino të Romës është e para që e merr këtë vëllim masiv poste: afërsisht 100 kg postë në ditë, caktuar për Vatikanin. Nuk është e mundur ende të përcaktohet cilat vende e dërgojnë shumicën e këtyre letrave.
Letrat mbërrijnë nga të katër anët e globit: nga qytete të mëdha, fshatra të largëta, spitale, burra, gra, fëmijë... Edhe nëse adresa është e paplotë ose e paqartë, formulimi: "Papa Leoni XIV, Vatikan" - është i mjaftueshëm që letra të arrijë në cak.
Çdo zarf gjen rrugën e vet. Stafi i klasifikimit të Postës Italiane e trajton këtë postë me kujdes dhe respekt të veçantë, plotësisht i vetëdijshëm për vlerën simbolike dhe shpirtërore që mbart. Edhe nëse zarfat mbeten të vulosur, ndihet se brenda çdo dërgese fshihet një zë që kërkon të dëgjohet; një lutje e zjarrtë, e një mendim drejtuar atyre që sot përfaqësojnë udhërrëfyesët e shpirtërave për miliona besimtarë në mbarë botën.