Papa i uron ditëlindjen presidentit të Italisë, Mattarella
R.SH. - Vatikan
Papa Leoni XIV i dërgon një telegram presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me rastin e ditëlindjes së tij të djeshme (23 korrik), datë në të cilën mbushi 84 vjeç. Ati i Shenjtë e siguron kreun e shtetit se lutet "për detyrën e lartë, që ai e kryen me frymë vetëmohimi, në favor të unitetit të kombit të dashur italian".
"Ndaj gëzimin e këtij përvjetori festiv me të gjithë ata, që janë pranë jush dhe ju shoqërojnë me dashuri dhe mirënjohje për shërbimin tuaj shembullor dhe të palodhur në favor të çështjes së paqes dhe të harmonisë ndërmjet popujve", shkruan Papa. Së fundi, Leoni XIV ia beson presidentin italian “ndërmjetësimit amnor të Virgjërës Mari dhe shenjtorëve pajtorë të Italisë”, duke i dhënë bekimin e tij apostolik atij, “familjes, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë vendit”.