ÐÓMAPµ¼º½

Vigil, prayers for victims of suicide bombing at Damascus church

Dhimbja e Leonit XIV për atentatin në kishën e Mar Elias në Damask

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për sulmin në kishën greko-ortodokse të lagjes Dëelaa të kryeqytetit sirian, Papa shpreh "me gjithë zemër solidaritetin e tij" për të goditurit nga "tragjedia", e cila shkaktoi 25 të vdekur dhe 63 të plagosur

R.SH. – Vatikan

Me "dhimbje të thellë", Papa Leoni XIV mësoi për atentatin e së dielës së kaluar, 22 qershor, në kishën greko-ortodokse të Mar Elias, në Damask të Sirisë, ku atentatori u hodh në erë në mes të besimtarëve, ndërsa po kremtohej mesha. Kështu shkruhet në telegramin, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, përmes të cilit Papa Prevost shpreh "me gjithë zemër solidaritetin e tij" për të goditurit nga "tragjedia". Bilanci zyrtar, siç njofton agjencia siriane Sana, bazuar në komunikatën e Ministrisë vendase të Shëndetësisë, është 30 të vdekur dhe 63 të plagosur. Autoritetet siriane ia kanë atribuar masakrën të vetëshpallurit Shtet Islamik (ISIS).

Ngushëllim, shërim dhe paqe

"Duke ua besuar shpirtrat e të ndjerëve mëshirës plot dashuri të Atit tonë Qiellor", vazhdon deklarata, Papa lutet edhe për ata që vajtojnë humbjen e të afërmve, për shërimin e të plagosurve, duke i kërkuar “Hyjit të Gjithëpushtetshëm dhuratat e ngushëllimit, të shërimit dhe të paqes mbi kombin" sirian.

24 qershor 2025, 14:50