MAP

Papa në Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit për takimin me anëtarët e Këshillit të zakonshëm. Pranë tij, djathtas, kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm, dhe dy nënsekretarët, imzot Marín dhe motra Becquart Papa në Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit për takimin me anëtarët e Këshillit të zakonshëm. Pranë tij, djathtas, kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm, dhe dy nënsekretarët, imzot Marín dhe motra Becquart

Papa: sinodaliteti na ndihmon të jemi Kishë

Papa viziton Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit për të takuar anëtarët e Këshillit të zakonshëm. Ftesa të vazhdohet punën e nisur nën shtysën e paraardhësit. Kardinali Grech, në hapje, kujtoi se zbatimi i procesit sinodal ka nisur në shumë realitete kishtare, por nuk mungojnë “vështirësitë dhe rezistencat”: “Qëndrimet kundërshtuese nuk duhen neglizhuar”. Propozimi për një “Tryezë të Sinodalitetit” për të thelluar aspektet teologjike, kanonike, baritore dhe komunikuese.

R.SH. – Vatikan

“Sinodaliteti është një stil, një qëndrim që na ndihmon të jemi Kishë”. Shtysa e Papa Françeskut është të çojmë përpara drejt të ardhmes trashëgiminë e sinodalitetit: Leoni XIV vazhdon udhën e trasuar nga paraardhësi për një Kishë sinodale dhe fton Sekretarinë e Sinodit të mbledhë “frutat e pjekura” gjatë asambleve të ndryshme dhe të çojë përpara punën. Kështu tha mes tjerash Papa Leoni, në përshëndetjen e tij drejtuar anëtarëve të Këshillit të Zakonshëm të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve, të takuar sot pasdite në selinë e Sinodit në Via della Conciliazione 34, në Romë. Një takim i shkurtër - edhe pse Papa thotë se do të kishte qëndruar “gjithë pasditen” - për shkak të pjesëmarrjes në takimin ndërkombëtar në Auditorin Conciliazione “Meshtarë të lumtur”.

PËRSHËNDETJA E ATIT TË SHENJTË PREVOST

drejtuar anëtarëve të Këshillit të Zakonshëm të Sekretarisë së Përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve

26 qershor 2025

Të dashur,

kam kënaqësinë t'ju përshëndes me rastin e mbledhjes së Këshillit të Zakonshëm të Sekretarisë së Përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve. Edhe pse nuk mund të qëndroj me ju gjithë pasditen, jam i lumtur të shfrytëzoj këtë mundësi për të bashkëndarë një ide që e konsideroj qendrore, dhe pastaj t'ju dëgjoj në kohën që kam në dispozicion.

Papa Françesku i ka dhënë një shtysë të re Sinodit të Ipeshkvijve, duke iu referuar, siç e ka thënë vazhdimisht, Shën Palit VI. Dhe trashëgimia që na ka lënë më duket se është mbi të gjitha kjo: se sinodaliteti është një stil, një qëndrim që na ndihmon të jemi Kishë, duke promovuar përvoja autentike të pjesëmarrjes dhe bashkimit.

Gjatë papnisë së tij, Papa Françeskue ka çuar përpara këtë koncept në në Asambletë e ndryshme Sinodale, veçanërisht në ato mbi familjen, dhe më pas e ka bërë atë të kalojë në asamblenë e të fundit, të dedikuar pikërisht sinodalitetit të Kishës.

Sinodi i Ipeshkvijve ruan natyrshëm fizionominë e vet institucionale, dhe në të njëjtën kohë pasurohet me frytet e pjekura në këtë stinë. Dhe ju jeni organizmi i ngarkuar për të mbledhur këto fryte dhe për të bërë një reflektim që ofron një perspektivë. Ju inkurajoj në këtë punë, lutem që të jetë frytdhënëse dhe që tani ju jam mirënjohës.

26 qershor 2025, 12:52