杏MAP导航

K?rko

Papa: Korpi i Krishtit qoft? shenj? e ndritshme e angazhimit p?r t? sjell? bashkim dhe paqe

N? katekizmin para lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, t? shqiptuar sot n? solemnitetin e Corpus Domini, Leoni XIV kujton se si Krishti b?het dhurat? p?r ne dhe se jemi t? thirrur t? mir?presim dashurin? e Tij. N? or?n 17:00, Mesha n? Bazilik?n e Sh?n Gjonit n? Lateran dhe procesioni Eukaristik n? Santa Maria Maggiore: "Do t? k?ndojm?, do t? lutemi dhe do t? k?rkojm? Bekimin e Zotit mbi sht?pit? tona, mbi familjet tona dhe mbi t? gjith?"

R.SH. – Vatikan

Në Eukaristi “Zoti bashkohet me ne duke mirëpritur me gëzim atë që sjellim dhe na fton të bashkohemi me Të duke marrë dhe bashkëndarë me po aq gëzim dhuratën e Tij të dashurisë”. Duke u shfaqur nga dritarja e Pallatit Apostolik, Papa Leoni XIV, në katekizmin e Engjëllit të Tënzot, të shqiptuar sot, më 22 qershor, solemnitetin e Corpus Domini (festuar të enjten ose të dielën pas Trinisë së Shenjtë), thekson se si Krishti bëhet dhuratë për ne dhe e njeh “deri në fund” natyrën tonë njerëzore.

Dhe duke kujtuar se sot në orën 17:00 do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Shën Gjon Lateranit, dhe do të marrë pjesë në procesionin Eukaristik nëpër rrugët e Romës drejt Bazilikës së Santa Maria Maggiore, Papa tha "do të këndojmë, do të lutemi dhe më në fund do të mblidhemi para Bazilikës së Santa Maria Maggiore për të imploruar Bekimin e Zotit mbi shtëpitë tona, mbi familjet tona dhe mbi gjithë njerëzimin". Ky kremtim, nënvizoi Ati i Shenjtë Prevost “qoftë një shenjë e ndritshme e angazhimit tonë për të qenë çdo ditë, duke filluar nga Altari dhe Tabernakulli, bartës të bashkimit dhe paqes për njëri-tjetrin, në ndarje dhe në dashuri”.

“Të dashur vëllezër dhe motra, të diel të lumtur”, tha Ati i Shenjtë duke përshëndetur besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, sot, në shumë vende kremtojmë Solemnitetin e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, Corpus Christi, e Ungjilli rrëfen mrekullinë e bukëve dhe të peshqve (Lk 9,11-17).

Për t’i ushqyer mijëra njerëzit që erdhën ta dëgjojnë dhe t'i kërkojnë shërim, Jezusi i ftoi Apostujt t'u japin atë pak që kishin, bekon bukët e peshqit dhe i urdhëron t'ua shpërndajnë të gjithëve. Rezultati është i habitshëm: jo vetëm që të gjithë marrin ushqim të mjaftueshëm, por edhe mbetet me tepri (shih Luka 9,17). Çudia, përtej mrekullisë, është "shenjë" e na kujton se dhuratat e Zotit, edhe ato më të voglat, shtohen - sa më shumë që ndahen.

Meditim mbi një realitet edhe më të thellë

Megjithatë - vijoi Papa Prevost - duke i lexuar të gjitha këto në ditën e Korpit të Krishtit, reflektojmë mbi një realitet edhe më të thellë. E dimë se në rrënjën e çdo ndarjeje njerëzore, është një më e madhe, që i paraprin: ajo e Zotit ndaj nesh:

“Ai, Krijuesi, që na dha jetë për të na shpëtuar, i kërkoi njërës prej krijesave të ishte nëna e tij, t’i jepte një korp të brishtë, të njomë, të vdekshëm, si yni, duke ia besuar veten asaj, si fëmijë. Kështu, Ai ndau plotësisht varfërinë tonë, duke zgjedhur ta përdorte, për të na shpenguar, atë pak që mund t’i ofronim (shih NICOLA CABASILAS, Jeta në Krishtin, IV, 3)”.

Eukaristia, dhuratë dashurie për shpëtimin e botës

Të mendojmë sa gjë e bukur është, kur japim një dhuratë - ndoshta të vogël, në përpjesëtim me mundësitë tona - e të shohim se ajo vlerësohet prej atij që e merr; sa të lum jemi kur ndiejmë se, pavarësisht thjeshtësisë së saj, ajo dhuratë na bashkon edhe më shumë me ata që i duam.

E pra, në Eukaristi, ndërmjet nesh dhe Zotit, kjo është pikërisht ajo që ndodh: Zoti mirëpret, shenjtëron dhe bekon bukën e verën që vendosim në Altar, së bashku me ofertën e jetës sonë, dhe i shndërron ato në Korpin e Gjakun e Krishtit, Flijim i dashurisë për shpëtimin e botës:

“Zoti bashkohet me ne duke mirëpritur me gëzim atë që sjellim dhe na fton të bashkohemi me Të duke marrë dhe duke ndarë me të njëjtin gëzim dhuratën e Tij të dashurisë”.

Në këtë mënyrë - thotë Shën Augustini - ashtu si nga "kokrrat e grurit, të mbledhura së bashku [...] formohet një bukë e vetme, kështu në harmoninë e bamirësisë formohet një trup i vetëm i Krishtit" (Sermo 229/A, 2).

Sonte, procesionin Eukaristiknë rrugët e Romës

Të dashur - kujtoi në përfundim të lutjes së Engjëlit të Zotit Papa - sonte do të kemi Procesionin Eukaristik. Do të kremtojmë së bashku Meshën Shenjte dhe pastaj do të nisemi, duke çuar të Shenjtnueshmin Sakrament nëpër rrugët e qytetit tonë.

Do të këndojmë, do të lutemi dhe së fundmi do të mblidhemi para Bazilikës së Shën Marisë së Madhe për të kërkuar Bekimin e Zotit mbi shtëpitë tona, mbi familjet tona dhe mbi të gjithë njerëzimin.

“Le të jetë ky Kremtim shenjë e ndritshme e angazhimit tonë për të qenë çdo ditë, duke filluar nga Altari dhe Tabernakulli, mbartës të bashkimit dhe të paqes për njëri-tjetrin, në ndarje e në bamirësi”.

22 qershor 2025, 12:47

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >