杏MAP导航

K?rko

2025.06.19 Visita Centro trasmittente di Radio Vaticana a Santa Maria di Galeria

Papa: vizit? e papritur n? selin? e antenave t? Radio Vatikanit

Leoni XIV kremtoi sot 43-vjetorin e shugurimit meshtarak me punonj?sit e selis? s? antenave t? Radio Vatikanit, n? zon?n Santa Maria di Galleria, pran? Rom?s, ku u interesua p?r transmetimin e val?ve t? emitetes papnore. “Val?t e shkurtra – deklaroi Ati i Shenjt? – jan? t? ?muara p?r t? transmetuar aty ku emitentet e tjera nuk arrijn?”

R.SH. – Vatikan

Sot paradite, Papa Leoni XIV vizitoi qendrën Santa Maria di Galeria, zonë në pronësi vatikanase, seli e Radio Vatikanit, nga ku ajo transmeton në gjithë botën me valë të shkurtra. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

  (@Vatican Media)

'Papa u takua me personelin e qendrës, me të cilët bisedoi, vizitoi sallën e transmetuesve të projektuar nga arkitekti Pier Luigi Nervi dhe u ul në sallën e kontrollit për transmetimet me valë të shkurtra. Papa u informua rreth funksionimit të antenave, transmetimeve dhe sistemit dixhital të rimëkëmbjes nga fatkeqësitë. Së bashku me punonjësit, ndër të cilët edhe përgjegjësi i programit shqip në Radio Vatikan, don David Xhuxha, ai kremtoi edhe 43-vjetorin e meshtarisë, që bie pikërisht sot.

  (@Vatican Media)

Ati i Shenjtë theksoi se gjatë punës së tij misionare në Amerikën Latine dhe në Afrikë, ishte gjë shumë e çmuar të dëgjonte transmetimet me valë të shkurtra të Radio Vatikanit, të cilat arrijnë në vende ku pak emitente mbërrijnë, duke ripohuar kështu, vlerën e komunikimit për misionin, shpjegon nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit.

  (@Vatican Media)

''Së fundi - vijon nota - duke bekuar të gjithë të pranishmit, i falënderoi për punën e kryer me besnikëri dhe vazhdimësi, edhe në një ditë feste si sot, solemniteti i Korpit të Krishtit, që në Vatikan është ditë pushimi. Papa pati më pas mundësinë të shikonte zonën, statusi i së cilës përcaktohet nga marrëveshjet e vitit 1951 me qeverinë italiane, sipas të cilave, mbi bazën e motu proprio ‘Fratello Sole’, po studiohet një projekt për një sistem agrovoltaik, që do të sigurojë jo vetëm furnizimin me energji elektrike të stacionit radiofonik, por edhe mbulimin e plotë nga pikëpamja energjitike për Shtet-Qytetin e Vatikanit. Qendra e Radios u përurua nga Papa Piu XII në vitin 1957. Vizita e fundit e një Pape në të dhe zonën e Santa Maria di Galeria daton në vitin 1991, vit në të cilin shkoi atje Gjon Pali II ''.

19 qershor 2025, 14:54