杏MAP导航

K?rko

2025.06.25 Seminaristi delle Diocesi del Triveneto

Papa p?r seminarist?t e Trivenetos: mos mendoni se jeni vet?m, ju mb?shtet Kisha

N? takimin para audienc?s s? p?rgjithshme me meshtar?t e ardhsh?m, n? Rom? p?r shtegtimin e tyre jubilar, Leoni XIV i fton ta fiksojn? v?shtrimin te Jezusi, t'i besojn? atij pa frik?, t? marrin nga sakramentet dhe Fjala e tij p?r ta p?rt?rir? jet?n e tyre shpirt?rore. "Takimi me Jezusin, n? fakt, na shp?ton jet?n". K?shilla p?r edukator?t q? t? jen? "shok? t? mir? rruge", si edhe reflektimi mbi celibatin, "karizm? q? duhet njohur, mbrojtur dhe edukuar"

R.SH. – Vatikan

         “Zemra e shqetësuar” e Shën Augustinit është busulla, së cilës i referohet Papa Leoni XIV, sepse është e aftë të orientojë rrugën e atyre, që i përgjigjen thirrjes për meshtari. Këto shqetësime kthehen në çaste shoshitjeje, vënë në dukje “besimin e pakufishëm në Zotin”, që duhet ushqyer me lutje, sakramente dhe Fjalën e Hyjit. Kështu u foli Ati i Shenjtë seminaristëve të dioqezës italiane të Trivenetos, në Romë për shtegtimin e tyre jubilar, të cilët i priti para audiencës së sotme të përgjithshme.

“Mos mendoni se jeni vetëm, dhe as mos mendoni për veten të vetmuar. Pa dyshim – siç thotë Ratio fundamentalis – secili prej jush është protagonist i formimit të vet dhe është i thirrur të ecë vazhdimisht në udhën e zhvillimit në sferën njerëzore, shpirtërore, intelektuale dhe baritore; por protagonistë nuk do të thotë solistë!”

  (@Vatican Media)

Mësohuni me disiplinën

Këshilla e parë e Leonit XIV, që nxiti të merret shembull nga Papa i lum Gjon Pali I, është të vazhdohet "vepra apasionuese" e Kishës së lashtë të Akuilesë, dhuratë e shumë martirëve, barinjve të Kishës dhe misionarëve. "Histori e pasur hiri, për ta ruajtur dhe për ta ripërtërirë duke ndjekur Zotin".

“Mos u shkurajoni nëse, nganjëherë, rruga përpara jush bëhet e vështirë. Siç i tha i Lumi Gjon Pali I klerit të Romës, mësohuni me disiplinën e përpjekjeve të vazhdueshme, të gjata dhe jo gjithmonë të lehta”.

  (@Vatican Media)

Celibati, karizmë që duhet mbrojtur dhe edukuar

Papa kujtoi më pas një fragment nga “Rrëfimet e Shën Agustinit”, që shpreh mirë dilemën e zemrës së atyre, të cilët dëshirojnë t'ia kushtojnë jetën Zotit. "Hidhuni në krahët e Zotit pa frikë. Ai nuk tërhiqet - shkruante shenjti i Iponës – e nuk ju lë të bini. Hidhuni në krahët e tij me besim, ai do t'ju mirëpresë dhe do t'ju shërojë". Fjalë, që "nuk janë të vlefshme vetëm për celibatin, i cili është karizmë që duhet njohur, mbrojtur dhe edukuar, por mund të orientojnë gjithë udhën tuaj të shoshitjes e të formimit për shërbesën e shuguruar".

“Këto fjalë ju ftojnë të keni besim të pakufishëm te Zoti që ju ka thirrur, duke hequr dorë nga pretendimi se i mjaftoni vetvetes, ose se mund t’ia dilni me forcat tuaja. E kjo vlen jo vetëm për vitet e seminarit, por për gjithë jetën: në çdo moment, veçanërisht në ato të deziluzionimit e, madje edhe në ato të mëkatit, përsëritini vetes fjalët e psalmistit: "E lëshoj veten në duart e besnikërisë së Zotit, tani e përgjithmonë".

Papa Leoni XIV i këshilloi edukatorët e seminaristëve t’u japin atyre dëshminë e jetës e t’i shoqërojnë me dashuri të sinqertë. Këshilla e fundit e Atit të Shenjtë për të gjithë ishte ta mbajnë vështrimin e ngulur në Jezu Krishtin, miqësia me të cilin është sekreti i shenjtorëve për jetën sipas Ungjillit.

25 qershor 2025, 12:31