ÐÓMAPµ¼º½

Presidenti argjentinas Milei në audiencë te Papa

Pas takimit me Leonin XIV, bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit për ecurinë socio-ekonomike, luftën kundër varfërisë dhe angazhimin në favor të kohezionit social. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe konflikteve aktuale, duke theksuar "një angazhim urgjent në mbështetje të paqes".

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin e Republikës së Argjentinës, Javier Gerardo Milei. Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton në një komunikatë se kreu i shtetit më pas takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga monsinjor MirosÅ‚aw Wachowski, nënsekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretariatin e Shtetit, u rikonfirmua vlerësimi i ndërsjellë i marrëdhënieve të mira dhe vullneti për t'i forcuar ato më tej - informon Zyra e Shtypit e Vatikanit -. Më pas u bisedua për çështje me interes të përbashkët, ndër të cilat zhvillimi socio-ekonomik, lufta kundër varfërisë dhe angazhimi në favor të kohezionit social". Dhe gjithashtu u trajtuan edhe "disa tema me karakter socio-politik rajonal dhe ndërkombëtar, me një vëmendje të veçantë ndaj konflikteve aktuale, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi urgjent në mbështetje të paqes".

07 qershor 2025, 11:53