ÐÓMAPµ¼º½

Papa Leoni XIV dhe zonja Vo Thi Anh Xuan, nënkryetare e Republikës Socialiste të Vietnamit Papa Leoni XIV dhe zonja Vo Thi Anh Xuan, nënkryetare e Republikës Socialiste të Vietnamit

Papa Leoni XIV pret zëvendëspresidenten e Vietnamit

Vo Thi Anh Xuan, në audiencë në Vatikan dhe në bisedime, në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, me kryeipeshkvin Gallagher. Ndër temat e trajtuara, zhvillimet pozitive në marrëdhëniet reciproke dhe zbatimi i Marrëveshjes mbi statusin e Përfaqësuesit Papnor rezident në Vietnam, si dhe kontributi i Kishës Katolike në shoqërinë vietnameze. Shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën shoqëroro-politike të vendit dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, e hënë 30 qershor, Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, zëvendëspresidenten e Republikës Socialiste të Vietnamit, Vo Thi Anh Xuan, e cila më pas takoi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - njofton një komunikatë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi i thellë për zhvillimet pozitive në marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Vietnamit, veçanërisht në zbatimin e Marrëveshjes mbi statusin e Përfaqësuesit Papnor Rezident në Vietnam, si dhe u nënvizua kontributi i Kishës Katolike në shoqërinë vietnameze". Më pas, shton njoftimi, u bë "një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën shoqëroro-politike të vendit, si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare".

30 qershor 2025, 12:33