杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV dhe zonja Vo Thi Anh Xuan, n?nkryetare e Republik?s Socialiste t? Vietnamit Papa Leoni XIV dhe zonja Vo Thi Anh Xuan, n?nkryetare e Republik?s Socialiste t? Vietnamit

Papa Leoni XIV pret z?vend?spresidenten e Vietnamit

Vo Thi Anh Xuan, n? audienc? n? Vatikan dhe n? bisedime, n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit, me kryeipeshkvin Gallagher. Nd?r temat e trajtuara, zhvillimet pozitive n? marr?dh?niet reciproke dhe zbatimi i Marr?veshjes mbi statusin e P?rfaq?suesit Papnor rezident n? Vietnam, si dhe kontributi i Kish?s Katolike n? shoq?rin? vietnameze. Shk?mbim pik?pamjesh mbi situat?n shoq?roro-politike t? vendit dhe mbi zhvillimet rajonale e nd?rkomb?tare.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, e hënë 30 qershor, Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, zëvendëspresidenten e Republikës Socialiste të Vietnamit, Vo Thi Anh Xuan, e cila më pas takoi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - njofton një komunikatë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi i thellë për zhvillimet pozitive në marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Vietnamit, veçanërisht në zbatimin e Marrëveshjes mbi statusin e Përfaqësuesit Papnor Rezident në Vietnam, si dhe u nënvizua kontributi i Kishës Katolike në shoqërinë vietnameze". Më pas, shton njoftimi, u bë "një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën shoqëroro-politike të vendit, si dhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare".

30 qershor 2025, 12:33