杏MAP导航

K?rko

Papa: ipeshkvi duhet t? jet? pran? familjeve, t? rinjve, t? moshuarve

“T? kumtosh se shpresa nuk zhg?njen do t? thot? t? shkosh kund?r rrym?s, madje edhe kund?r provave t? situatave t? dhimbshme q? duken pa rrug?dalje”. ?sht? nj? pasazh nga meditimi i Pap?s drejtuar sot mbi 400 ipeshkvijve, nga 38 vende, me rastin e Jubileut t? tyre, n? t? cilin ai rekomandon varf?rin? ungjillore, af?rsin? dhe mbajtjen e nj? q?ndrimi t? vendosur dhe t? prer? n? rastet e skandaleve.

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvi “është njeri i fesë” e “njeri i shpresës”, sepse “besimi është themeli i asaj që shpresohet dhe prova e asaj që nuk shihet’”. Këtë theksoi Papa Leoni XIV në meditimin drejtuar ipeshkvijve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me rastin e Jubileut të tyre.

Ipeshkvi është pra, njeri “plotësisht i bindur ndaj veprimit të Shpirtit Shenjt Zot, i cili frymëzon tek ai fe, shpresë dhe dashuri duke i ushqyer ato, si flaka e zjarrit, në situata të ndryshme ekzistenciale”. Ky është identikiti i ipeshkvit, i përvijuar nga Papa Leoni XIV në meditimin e sotëm për Jubileun e ipeshkvijve, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

“Ipeshkvi është njeri i fesë”, shpjegoi Leoni XIV, duke u ndaluar veçanërisht te figura e Moisiut, ‘tek ai që, me hirin e Zotit, sheh përtej, sheh qëllimin dhe mbetet i palëkundur në sprova’. Sidomos kur shtegtimi i popullit bëhet më i vështirë, Bariu, me anë të virtytit teologal, e ndihmon atë të mos dëshpërohet: jo me fjalë, por me afërsi”.

E tregoi kështu Papa Leoni XIV rrugën:

“Kur familjet ngarkohen me barrë të tepërta e institucionet publike nuk i mbështesin në mënyrë të mjaftueshme; kur të rinjtë zhgënjehen dhe neveriten nga mesazhet iluzore; kur të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara të rënda ndihen të braktisur, ipeshkvi është afër dhe nuk ofron receta, por përvojën e bashkësive që kërkojnë ta jetojnë Ungjillin në thjeshtësi e ndarje të përbashkët. E kështu feja dhe shpresa bashkohen në të si njeri i dashurisë baritore”.

E gjithë jeta e ipeshkvit, e gjithë shërbesa e tij, kaq e larmishme dhe shumëplanëshe, gjen unitetin në atë që Shën Augustini e quan “amoris officium”, përmbledh Papa Leoni:

“Në predikim, në vizita në bashkësi, në dëgjimin e meshtarëve dhe të diakonëve, në zgjedhjet administrative, gjithçka është e gjallë dhe e motivuar nga bamirësia e Jezu Krishtit Bari. Me hirin e tij, marrë çdo ditë nga Eukaristia dhe nga lutja, ipeshkvi i jep shembullin e dashurisë vëllazërore bashkëndihmësit ose ndihmësit të tij, ipeshkvit të nderit dhe ipeshkvijve të dioqezave fqinje, bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si dhe meshtarëve në vështirësi ose të sëmurë. Zemra e tij është e hapur dhe mikpritëse, e kështu është edhe shtëpia e tij”.

Maturia baritore, varfëria, çelibati dhe virtytet njerëzore

“Maturia baritore, varfëria, vetëpërmbajtja e përsosur në celibat dhe virtytet njerëzore”. Këto janë, për Papën Prevost, disa nga “virtytet e domosdoshme” të ipeshkvit. “Maturia baritore është urti praktike, që e udhëheq ipeshkvin në zgjedhjet e tij, në qeverisje, në marrëdhëniet me besimtarët dhe me shoqatat e tyre”, shpjegoi Leoni XIV, sipas të cilit “një shenjë e qartë e maturisë është ushtrimi i dialogut si stil dhe metodë në marrëdhëniet dhe gjithashtu në kryesimin e organeve pjesëmarrëse, domethënë në drejtimin e sinodalitetit në Kishën e veçantë”.

“Në këtë aspekt, Papa Françesku na nxiti të bëjmë një hap të madh përpara, duke këmbëngulur, me urti pedagogjike, në sinodalitetin si përmasë të jetës së Kishës”, vërejti Papa. “Maturia baritore e lejon ipeshkvin edhe ta udhëheqë bashkësinë dioqezane, si duke forcuar traditat e saj, ashtu edhe duke nxitur rrugë të reja dhe nisma të reja”.

 

 

25 qershor 2025, 13:59