ÐÓMAPµ¼º½

Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis

Njoftimi i Papës Leoni: Acutis dhe Frassati, shenjtorë së bashku, më 7 shtator

Sot, në Koncistorin publik të zakonshëm, Papa caktoi datën në të cilën dy të lumtë e rinj do të lartohen në nderimet e altarit. Shenjtërimi i tyre gjatë Jubileut qe njoftuar nga Papa Françesku nëntorin e kaluar: ai i Acutis, më 27 prill, u pezullua për shkak të vdekjes së Papës. Sot, Leoni XIV vendosi t'i shkruajë së bashku në Albo dei Santi, domethënë, në Regjistrin e Shenjtorëve. Më 19 tetor, kanonizimi i Bartolo Longos dhe gjashtë të lumve të tjerë

R.SH. - Vatikan

Më në fund, Carlo Acutis dhe Pier Giorgio Frassati do të shpallen  shenjtorë së bashku. Shkencëtari i kompjuterave dhe terciari dominikan, të dy të rinj, të dy laikë, të dy të lum, pikë referimi për mijëra besimtarë nga e gjithë bota, do të lartohen në nderimet e altarit të diel, më 7 shtator 2025. Data u njoftua sot në mëngjes nga Papa Leoni XIV, gjatë Koncistorit të zakonshëm publik për votimin mbi disa Çështje të Kanonizimit të të lumve, në Sallën e Koncistorit të Pallatit Apostolik të Vatikanit. Një datë e pritur, duke pasur parasysh ndjekjen e madhe të dy shenjtorëve të ardhshëm në pesë kontinentet, por edhe ndryshimet në kalendar për shkak të vdekjes së Papës Françesku, më 21 prill.

Njoftimi i Papës Françesku

Ishte Jorge Mario Bergoglio ai që shpalli kanonizimin e Acutis dhe të Frassatit në audiencën e përgjithshme të 20 nëntorit të vitit të kaluar, shoqëruar nga duartrokitjet e stuhishme në Sheshin e Shën Pjetrit. Për Acutis,  lumnuar në Assisi më 10 tetor 2020, data e caktuar ishte 27 prilli, e diela e dytë e Pashkëve, e njohur edhe si e Mëshirës Hyjnore e si pjesë e Jubileut të Adoleshentëve. Ndërsa Frassati do të ishte shpallur shenjtor në Jubileun kushtuar të Rinjve nga 28 korriku, deri më 3 gusht. Ditën e vdekjes së Papës argjentinas, pezullimi i ceremonisë së kanonizimit të të riut Carlo u njoftua shpejt; ndërsa ende nuk ishte marrë asnjë informacion i veçantë për Frassatin.

Megjithatë, sot u njoftua data, së bashku me risinë e zgjedhjes simbolike nga Papa Leoni XIV për t’i regjistruar në regjistrin e Shenjtorëve në të njëjtën ditë këto dy figura të reja, nga epoka të ndryshme dhe me përvoja absolutisht të ndryshme, por të bashkuara nga dashuria e fortë për Krishtin dhe aftësia për t’ua transmetuar atyre që ecën dhe ecin në rrugën e tyre.

Shtatë të lum më 19 tetor

Në Koncistorin e sotëm, Papa përcaktoi gjithashtu datën e së dielës, 19 tetor, për kanonizimin e shtatë të lumve të tjerë.

Janë martirët Ignatius Choukrallah Maloyan, Kryeipeshkvi katolik armen i Mardinit, i cili vdiq gjatë gjenocidit të vitit 1915, dhe Peter To Rot, laik e katekist papuan, i vrarë në vitin 1945 për shkak të vazhdimit të apostolatit të tij, pavarësisht ndalimit të vendosur nga japonezët. Ky i fundit do të jetë shenjti i parë i Papua Guinesë së Re.

Pastaj Vincenza Maria Poloni, themeluese e Institutit të Motrave të Mëshirës të Veronës; Maria del Monte Carmelo Rendiles Martínez, themeluese e Kongregacionit të Shërbëtorëve të Jezusit; Maria Troncatti, murgeshë e Kongregacionit të Bijave të Marisë Ndihmëtare të të Krishterëve.

Gjithnjë më 19 tetor do të shenjtërohen dy laikë: José Gregorio Hernández Cisneros, mjeku venezuelian, anëtar i Urdhrit Laik Françeskan, i njohur si "mjeku i të varfërve", të cilët i kujdesi e madje u pagoi ilaçet, dhe Bartolo Longo, themelues i Shenjtërores së Pompeit, kushtuar Zojës, figurë shumë e dashur në Itali, por edhe në mbarë botën.

13 qershor 2025, 12:23