ÐÓMAPµ¼º½

Papa gjatë audiencës me Carlos Manuel Vila Nova, president i Sao Tomé dhe Principe Papa gjatë audiencës me Carlos Manuel Vila Nova, president i Sao Tomé dhe Principe

Në audiencë te Papa, presidenti i Sao Tomé dhe Principe

Carlos Manuel Vila Nova u prit sot paradite nga Leoni XIV në Vatikan. Bisedë në Sekretarinë e Shtetit me Kryeipeshkvin Gallagher, për situatën politike dhe socio-ekonomike të vendit, për rëndësinë e formimit të të rinjve, promovimin e dialogut dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve.

R.SH. / Vatikan

Presidenti i Republikës Demokratike të Sao Tomé dhe Principe, Carlos Manuel Vila Nova, u prit, sot paradite, e hënë 30 qershor, në audiencë nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas, kreu i shtetit takoi Kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon një njoftim nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u përmenden marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Sao Tomé dhe Principe, dhe u theksuan disa aspekte të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht bashkëpunimi me Kishën lokale në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, me vëmendje të veçantë ndaj formimit të rinisë së arkipelagut".

"Në vazhdim të bisedës - shton komunikata - pati gjithashtu një shkëmbim mendimesh mbi çështje me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet kombeve".

30 qershor 2025, 13:49