杏MAP导航

K?rko

Papa gjat? audienc?s me Carlos Manuel Vila Nova, president i Sao Tomé dhe Principe Papa gjat? audienc?s me Carlos Manuel Vila Nova, president i Sao Tomé dhe Principe

N? audienc? te Papa, presidenti i Sao Tomé dhe Principe

Carlos Manuel Vila Nova u prit sot paradite nga Leoni XIV n? Vatikan. Bised? n? Sekretarin? e Shtetit me Kryeipeshkvin Gallagher, p?r situat?n politike dhe socio-ekonomike t? vendit, p?r r?nd?sin? e formimit t? t? rinjve, promovimin e dialogut dhe bashk?punimin nd?rmjet kombeve.

R.SH. / Vatikan

Presidenti i Republikës Demokratike të Sao Tomé dhe Principe, Carlos Manuel Vila Nova, u prit, sot paradite, e hënë 30 qershor, në audiencë nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas, kreu i shtetit takoi Kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon një njoftim nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u përmenden marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Sao Tomé dhe Principe, dhe u theksuan disa aspekte të situatës politike dhe socio-ekonomike të vendit, veçanërisht bashkëpunimi me Kishën lokale në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, me vëmendje të veçantë ndaj formimit të rinisë së arkipelagut".

"Në vazhdim të bisedës - shton komunikata - pati gjithashtu një shkëmbim mendimesh mbi çështje me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet kombeve".

30 qershor 2025, 13:49