杏MAP导航

K?rko

2025.06.13 S.E. il Signor Joseph Aoun, Presidente della Repubblica del Libano

N? audienc? te Papa, presidenti i Libanit, Joseph Aoun

Kreu i shtetit u prit nga Leoni XIV n? Pallatin Apostolik t? Vatikanit. Diskutimet n? Sekretarin? e Shtetit u p?rqendruan n? shpres?n p?r nj? "stin? t? re" harmonie dhe stabilizimi p?r vendin, si edhe n? "nevoj?n e domosdoshme p?r t? nxitur pajtimin e gjith? rajonit t? Lindjes s? Mesme"

R.SH. – Vatikan

         Sot paradite, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Papa Leoni XIV priti në audiencë presidentin e Republikës së Libanit, Joseph Aoun, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Miros?aë Ëachoëski, Zv.sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

Siç njoftohet në një notë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, "gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit, u përmendën marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke shprehur vlerësim për rolin tradicional dhe të vazhdueshëm të Kishës Katolike në shoqërinë libaneze".

  (@VATICAN MEDIA)

Nevoja për paqe në Lindjen e Mesme

"Gjatë bisedës - vazhdon nota - u urua që vendi, përmes procesit të stabilizimit dhe reformave, të përjetojë një stinë të re harmonie politike dhe rimëkëmbjeje ekonomike, gjë që do t'i japë mundësinë të përforcojë idealet e bashkëjetesës ndërmjet feve dhe të promovojë zhvillimin". Së fundi, informon nota, "u trajtua nevoja e domosdoshme për të favorizuar pajtimin e gjithë rajonit të Lindjes së Mesme".

13 qershor 2025, 15:43