MAP

SCATTIDELGIORNO: At least six killed in Russian combined attack on Kyiv

Leoni XIV: të heshtin armët e të punojmë për paqen përmes dialogut

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se lutet për viktimat e shpërthimit që ndodhi në shkollën e mesme Barthelemy Boganda, në Bangui, kryeqytet i Republikës së Afrikës Qendrore, e që shkaktoi 29 vdekje dhe qindra të plagosur. Me rastin e solemnitetit të shenjtorëve pajtorë Pjetër e Pal, u drejtoi një mendim "plot dashuri" priftërinjve të dioqezës së Romës, duke i inkurajuar në shërbesën e tyre. Përshëndeti edhe shtegtarët ukrainas, duke përsëritur afërsinë e tij: "Gjithmonë lutem për

R.SH. / Vatikan

"Motra dhe vëllezër, të vijojmë të lutemi që kudo të heshtin armët dhe të punojmë për paqen, përmes dialogut."

Një thirrje e përtërirë dhe e sinqertë për t'i dhënë fund konflikteve, kjo që u lartua nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan sot, më 29 qershor. Në fund të Lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa Leoni XIV kujtoi se lutet për bashkësinë e shkollës së mesme Barthélémy Boganda në Bangui, kryeqytet i Republikës së Afrikës Qendrore, "në zi për aksidentin tragjik" që ndodhi të mërkurën, më 26 qershor, në të cilin humbën jetën 29 adoleshentë dhe u plagosën më shumë se 260 persona. Shkaku, shpërthimi dhe përplasja që pasoi. Mbi 5,000 nxënës nga shkolla të ndryshme po jepnin provimet e tyre përfundimtare kur një transformator në rrjetin elektrik brenda ndërtesës ndaloi së punuari: më pas shkaktoi një shpërthim, ndërsa energjia elektrike po rikthehej, sipas Ministrisë lokale të Arsimit Kombëtar.

Një mendim për meshtarët romakë

Përshëndetja e Papës u përqendrua veçanërisht tek besimtarët e Romës, të cilët u mblodhën në shesh për solemnitetin e Shenjtorëve pajtorë, Pjetrit dhe Palit. "Një mendim plot dashuri", Leoni XIV e ruajti për famullitarët dhe priftërinjtë që punojnë në famullitë e kryeqytetit, "plot mirënjohje dhe inkurajim për shërbimin e tyre".

T’i njohim e t’i nderojmë shenjtorët pajtorë të Romës

Papa i bekoi pjesëmarrësit në ngjarjen “Quo Vadis?”. Dy rrugë urbane paralele, por konvergjente, njëra më e gjatë se 13.6 km dhe tjetra rreth 7 km, "vende romake, që të kujtojnë Shenjtorët Pjetër e Pal". Pastaj falënderoi organizatorët, të cilët japin ndihmesën "për t’i njohur dhe për t’i nderuar shenjtorët pajtorë të Romës".

Kujtim për popullin ukrainas

Bekimi dhe dorëzimi i smbolit të palios kryeipeshkvijve metropolitanë, kremtuar gjatë Meshës së paradites, u ndoq nga shumë shtegtarë nga pjesë të ndryshme të botës: Meksika, Kroacia, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Venezuela dhe Brazili. Papa Prevost i përmendi të gjithë, me një mendim të veçantë për shtegtarët ukrainas:

“Unë gjithmonë lutem për popullin tuaj”

Faleminderit për lulëzimin

Së fundmi, Papa Leoni XIV falënderoi Pro Loco  Rome Capital dhe artistët që krijuan ekspozitën historike me lule në Via della Conciliazione dhe Piazza Pio XII, në Romë, para Sheshit të Vatikanit. Një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me UNPLI - Unionin Kombëtar të Pro Loco të Italisë, i aftë t'u japë jetë kompozimeve të bëra me lule, tallash, fruta, sheqer, kripë dhe rërë.

29 qershor 2025, 15:23